Harduer

Ja se sa te vlefshëm janë kapakët e rinj të iPhone 5S dhe 5C

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Ja se sa te vlefshëm janë kapakët e rinj të iPhone 5S dhe 5C

quick-look-at-apple-iphone-5s-and-5cSot jemi aq shumë të lidhur me smartfonët, sa që gjithçka nga jeta jonë vërtitet rreth tyre dhe asaj se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata.

Por, nga ana tjetër, smartfonët janë shumë delikatë, mund të bien shumë lehtësisht në tokë dhe të thyhen.

Fatmirësisht, ka persona të cilët guxojnë t’i sakrifikojnë vetëm e vetëm për të na treguar brishtësinë apo rezistencën e tyre dhe na ndihmojnë të krijojmë një ide më të qartë nëse jemi në dilemë të blemë apo jo modelin e fundit.

Disa ditë pas hedhjes në treg të iPhone 5S dhe 5C, Matthew Jones nga TechSmartt, i mori të dyja pajisjet dhe iu vendosi kapakun e ri që ka prezantuar Apple. Më pas realizoi disa teste rënieje për të parë se sa do të rezistonin.

Edhe pse të realizuara jo në mënyrë shkencore, testet e kryera nga pjesa e gjoksit, asaj mbi kokë dhe nga një rënie prej 3 metrash lartësi. Në rënien nga lartësia e gjoksit, iPhone-ët ia dolën mjaft mirë, me vetëm disa dëmtime të vogla në kapak.

Gjithsesi, kur ra nga lartësia mbi kokë, ekrani i iPhone 5C u shkatërrua komplet. Faktikisht, Jones raportoi se smartfoni nuk punoi më pas këtij dëmtimi.

Në ndryshim nga iPhone 5C, 5S rezistoi shumë mirë, duke pasur vetëm disa gërvishtje në kapak. Çuditërisht, edhe kur ra nga një lartësi prej 3 metrash, 5S pati vetëm dëmtime të vogla dhe vazhdoi të punonte.

Sigurisht, theksojmë se këto teste nuk janë shkencore, megjithatë, janë një farë treguesi se kapakët e rinj (iPhone 5S ($39) dhe iPhone 5C ($29)) mund të jenë investim i zgjuar dhe jo thjesht çështje shijesh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>