Harduer

Ja se si dukej Google Glass në fillimet e veta

May 18 2013
0 Shpërndarje
Ja se si dukej Google Glass në fillimet e veta

Nëse mendoni se syzet Google Glass duken të çuditshme, hidhi një sy modelit se si ishin projektuar në fillim.

Gjatë konferencës së Google I/O, dizajnuesja industriale e projektit, Isabelle Olsson, tregoi për herë të parë se si dukeshin syzet në fillim: një “maskë” Scuba diving dhe disa pjesë kompjuterike të vendosura rreth saj.

Ajo foli gjithashtu edhe mbi procesin e zhvillimit të Glass dhe mënyrën se si ka evoluar ai deri në ditët e sotme. “Kemi punuar me një metodë të reduktimit të vazhdueshëm.

Pra, kemi hequr çdo gjë që nuk ishte thelbësore,” u shpreh ajo. Kjo do të thotë që nga prototipi fillestar janë hequr shumë elemente, çka duket edhe nga krahasimi i syzeve me modelin e sotëm.

“Pesha është një nga elementet që i kushtojmë shumë rëndësi. Nëse syzet nuk janë të lehta, atëherë edhe njerëzit nuk duan t’i mbajnë për më tepër se 10 minuta,” shtoi ai.

Olson tha po ashtu se lehtësia është një element themelor në dizajnin e Glass – si nga ana vizuale ashtu edhe nga ajo fizike. Pjesa më e madhe e pjesëve elektronike të Glass fshihen prapa veshit tuaj, duke bërë që të pjesa ballore të jetë sa më e thjeshtë.

“Glass janë një palë syze të ndërtuara në module. Kjo do të thotë se skeleti mund të ndahet nga pjesa elektronike.” Kjo do të krijojë mundësi që Google Glass të përdoren edhe nga njerëzit që kanë nevojë për syze optike, thjesht duke bërë ndryshimin e xhamave. (PCWorld Albanian)

google Glass

Lajmet e fundit>