Ja se si

Ja se si e realizon NSA-ja mbledhjen e të dhënave nga miliona kompjuterë

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Ja se si e realizon NSA-ja mbledhjen e të dhënave nga miliona kompjuterë

nsa-vpn-exploit-graphicTashmë është e qartë se agjencia NSA disponon mjetet e nevojshme për të kompromentuar një numër shumë të madh kompjuterësh. Sipas disa informacioneve të siguruara nga Edward Snowden për The Intercept rezulton se gjatë viteve të fundit NSA ka automatizuar procesin e injektimit të softuerëve monitoruese.

Kjo është mundësuar nga Turbine, sistem i lançuar në vitin 2010 që vendos automatikisht softuerin mbikëqyrës dhe thjeshton tërheqjen e të dhënave. Agjentët thjesht duhet të dinë se çfarë informacioni dëshirojnë, por asnjë detaj tjetër përsa i përket vendndodhjes së skedarëve apo aplikacionit. Disa sensorë të caktuar të quajtur Turmoil, identifikojnë automatikisht informacionin e ekstraktuar dhe e transmetojnë atë ndaj stafit të NSA-së. Kjo platformë lejon organizatën të aksesojë informacion të miliona kompjuterëve dhe jo të fokusohet vetëm tek subjektet me prioritet të lartë.

Të dhënat mund të sigurohen nga një numër shumë i madh burimesh, përfshirë këtu USB-të, uebkamerat dhe kompjuterët që mund të komandohen në distancë. Gjithashtu informacioni mund të sigurohet edhe nga telefonatat në internet apo rrjetet private virtuale (Virtual private netëork). Zakonisht, NSA nuk drejtohet direkt ndaj një subjekti të caktuar. Fillimisht kompromenton administratorët e IT-së për të arritur tek ata persona që përfshihen në rrjetin që ata mbikëqyrin.

Ky informacion i siguruar së fundmi nga Snwoden nuk është befasues, duke marrë parasysh se metoda të ngjashme spiunimi janë përdorur edhe më parë nga qeveritë e ndryshme, por na vë në dijeni të faktit se NSA e ka të lehtë të monitorojë një numër shumë të madh përdoruesish. (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>