Harduer

Ja se si është kamera e re 41 megapikelë e Nokias

Jul 30 2012
0 Shpërndarje
Ja se si është kamera e re 41 megapikelë e Nokias

Kamera më e fundit për celularë e krijuar nga Nokia me emrin Nokia 808 Pureview, i lë pas të gjitha kamerat e markave tjera të celularëve. Që në fillim të vitit, kompania kishte deklaruar se do të ndërtonte një celular me kamerë 41 megapikselë. Kjo për t’ju mundësuar përdoruesve të kapnin imazhe, detajet e së cilave mund t’i shohësh fare lehtë duke zmadhuar foton.

Më poshtë jepen disa teste fotosh të realizuara në Manhattan, nga kati i një ndërtese të lartë. Shtimi i megapikselëve në fakt nuk do të thotë cilësi më e mirë por foto më të mëdha (e për pasojë kapacitet më të madh në disk), të cilat mund të manipulohen më pas duke i copëtuar për të kapur detaje të caktuara. Një imazh i kapur me këtë kamerë ze afërsisht 34MB hapësirë.

808 Pure View ofron edhe karakteristika shtesë si psh. balansin dhe vetëfokusimin. Të gjitha këtyre veçorive mund t’u qaseni përmes ekranit me prekje.

Fatkeqësisht, i vetmi disavantazh është ndërfaqja e celularit. Është e vështirë ta kthesh kamerën e tij në versionin 41 megapikselë. Nuk është e vendosur automatikisht në atë mënyrë dhe duhet të navigosh përmes një sërë menysh për ta gjetur opsionin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>