Ja se si

Ja se si hakerët rus janë duke synuar industrinë energjitike në Evropës dhe SHBA

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Ja se si hakerët rus janë duke synuar industrinë energjitike në Evropës dhe SHBA

380Grupi i hakerëve Dragonfly është duke synuar sektorin e energjisë përgjatë sistemit kontrollues industrial (IDC) si pjesë e asaj për të cilën kompania e sigurisë Symantec beson që është një fushatë spiunazhi. Sipas kësaj kompanie, e-mailet mashtrues dhe sulmet e “ujitjes së vrimave” në të cilat organizatat më të dobëta sulmohen për t’u bartur viruset tek ato më të fuqishmet, janë duke u përdorur për të instaluar programe dhe mjete për qasje nga larg në sistemet e shënjestruara në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Symantec thotë që “Grupi Dragonfly është i aftë teknikisht dhe në gjendje të mendojë në mënyrë strategjike. Duke e ditur madhësinë e caqeve të veta, grupi gjeti një “pikë të dobët” duke kompromentuar furnizuesit e tyre, që janë kompani më të vogla, më pak të mbrojtura.”

Pjesa e parapëlqyer e sulmeve keqdashëse nga ky grup është një program i qasjes nga larg, i quajtur Backdoor.Oldrea apo në shqip Dera e Pasme.Oldrea që mund të përdoret për të vjedhur të dhëna dhe për të instaluar më tej viruse në një pajisje dhe Symantec beson që kjo ka qenë një praktikë e zakonshme nga ky grup.

Një mjet tjetër që grupi e përdor quhet Trojan.Karagany, që ka shumë mundësi të ngjashme me Oldrea-n, por është në dispozicion në tregjet e nëntokës. “Dragonfly prodhon vulat e një operacioni të sponsorizuar nga shteti, duke shfaqur një shkallë të lartë të aftësisë teknike,” thotë Symantec. I njohur ndryshe si Ariu Energjetik, sipas kompanisë së sigurisë CrowdStrike, grupi mendohet që është i lidhur me qeverinë ruse dhe ka qenë aktiv të paktën që nga viti 2011, fillimisht duke u përqendruar në firmat e aviacionit të Amerikës Veriore. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>