Ja se si

Ja se si i krijoi Facebook-u animacionet e “Chat Heads” dhe “Cover Feeds”

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
Ja se si i krijoi Facebook-u animacionet e “Chat Heads” dhe “Cover Feeds”

facebook animacioneE keni vrarë ndonjëherë mendjen se përse Facebook-u implementoi disa animacione të veçanta në aplikacionin për Android? Sa e lehtë është të krijosh të ashtuquajturat “Chat Heads” dhe t’i bësh ato të animuara? Mesa duket, jo aq e thjeshtë sa mund të mendojmë ne.

Ka pasur mjaft kufizime teknike me framework-et ekzistuese të animimit. Por, pavarësisht kësaj, rrjeti social ia doli t’i zhvillonte ato me çdo kusht dhe ka hapur rrugën edhe për të tjerët.

Gjithçka është zhvilluar me mjetet që Facebook i krijoi vetë dhe i ka quajtur Rebound. Quartz Composer, një gjuhë programuese vizuale e bazuar në shënime, u krijua nga mjedisi zhvillues Xcode në Mac OS X.

Ndërkohë që Quartz Composer i lejoi zhvilluesit e Facebook-ut të punonin me të në fazën e prototipit, sfida e vërtetë ishte kur gjithçka kaloi në produksion.

Kompania donte të gjente diçka të thjeshtë, të lehtë dhe që t’i përshtatej asaj çka donin të realizonin ata. Të gjitha këto synime dhe mjete krijuan atë që Facebook i ka vënë emrin Rebound.

Nëse doni të ta provoni përvojën e Rebound, mund ta gjeni në faqen Facebook’s GitHub si pjesë e një librarie Java që mund të integrohet fare mirë me aplikacionet tuaja Android si dhe me mjetet HTML5 apo NodeJS (është bartur gjithashtu edhe në JavaScript). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>