Analiza

Ja se si ia dalin VIP-at të jenë aq aktivë në rrjetet sociale

Sep 22 2013
0 Shpërndarje
Ja se si ia dalin VIP-at të jenë aq aktivë në rrjetet sociale

A keni pyetur ndonjëherë veten se si ka mundësi që VIP-at gjejnë kohë të mjaftueshme për të qenë aktivë në rrjetet sociale? Në lidhje me këtë gjithë figurat publike duke filluar nga Britney Spears apo Kanye West dhe deri tek Barack Obama kanë konfirmuar se paguajnë profesionistë për të menaxhuar profilet e tyre në Facebook apo Twitter.

Me zhvillimin e mediave sociale në ditët e sotme të ashtuquajturit “Shkrimtarë fantazmë” përbëjnë një profesion të vërtetë dhe tepër të paguar.

Në New York ekziston një firmë e quajtur “Gotham Gohstwriters” që mundëson lidhjen e shkrimtarëve profesionistë me klientë të ndryshëm që mund të jenë kompani apo persona të famshëm.

Kompania përpiqet të përzgjedhë ata shkrimtarë që e kuptojnë kulturën e klientit më së miri pasi ky person do të imitojë dhe projektojë zërin e klientit në të gjitha mediumet dixhitale.

Drejtoresha e Gotham Gohstwriters është shprehur se disa prej VIP-ave nuk janë aspak të interesuar se çfarë publikohet në profilet e tyre, ndërsa disa të tjerë përfshihen maksimalisht duke udhëzuar shkrimtarin të publikojë atë çka mendojnë në të vërtetë.

Përsa i përket pagesës së shkrimtarëve fantazmë është mësuar se ajo llogaritet në bazë të numrit të publikimeve për çdo ditë. (PCWorld Albanain)

whostweeting

Lajmet e fundit>