Analiza

Ja se si ka evoluar iPhone që nga modeli i pare dhe deri tek iPhone 6

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
Ja se si ka evoluar iPhone që nga modeli i pare dhe deri tek iPhone 6

Watch-the-Apple-iPhone-evolve-before-your-eyesPavarësisht nëse ju jeni një adhurues i iPhone ose jo, ju duhet ta pranoni se tabloja e smartfonëve ndryshoi më 9 janar 2007. Atë datë, në MacWorld, Steve Jobs zbuloi iPhone origjinal të Apple. Pajisja filloi të dërgohej tek konsumatorët nga data 29 qershor, dhe industria e smartfonëve që atë ditë nuk do të ishte më e njëjta.

Ata që ishin të shpejtë të përfitonin nga ekranet me prekje u shpërblyen, ndërsa kompanitë që ishin skeptike në adoptimin e epokës së re të ekraneve me prekje, mbetën pas. Madje edhe kompanitë që produktet e tyre shquheshin për tastierën QWERTY si Blackberry prezantuan smartfonët e tyre vetëm me prekje një vit më vonë.

Imazhi i mëposhtëm në formatin .gif tregon ndryshimet e iPhone që nga modeli i parë i ofruar deri tek iPhone 6 i sapo prezantuar. Përveç rritjes së madhësisë ndër vite, iPhone mbajti edhe një “dietë” duke rënë nga 11.6 mm trashësi në vetëm 6.9 mm. (PCWorld Albanian)

evolution-of-iphone

 

Lajmet e fundit>