Ja se si

Ja se si llogarisin Apple dhe Google numrin e aplikacioneve të shkarkuara

May 19 2013
0 Shpërndarje
Ja se si llogarisin Apple dhe Google numrin e aplikacioneve të shkarkuara

Nga deklarimet e fundit të kompanive Apple dhe Google kemi mësuar se numri i aplikacioneve të shkarkuara në dyqanet e tyre on line App Store dhe Play Store është pak a shumë i përafërt.

Konkretisht Apple ka arritur në 50 miliard shkarkime, ndërsa në App Store janë arritur plot 48 miliard shkarkime. Por si e kryejnë dy kompanitë Apple dhe Google llogaritjen e numrit të aplikacioneve unike të shkarkuara?

Të dyja kompanitë kanë konfirmuar se numrin e aplikacioneve të shkarkuara e llogarisin nëpërmjet numërimit të aplikacioneve të shkarkuara për çdo llogari të përdoruesve.

Kjo do të thotë se kompanitë llogarisin vetëm një shkarkim unik të aplikacionit, nuk ka rëndësi se në sa pajisje të tjera përdoruesi e instalon atë pasi e ka blerë.

Asnjëra prej tyre nuk llogarit përditësimet e aplikacioneve. Shifra që deklarohet jep gjithnjë informacion për shkarkimet unike të aplikacioneve. Asnjëra prej kompanive nuk llogarit aplikacionet e instaluara më parë në smartfon.

Apple ka llogaritur në shifrën e deklaruar shkarkimet e aplikacioneve si iBooks, Pages, Numbers apo iPhoto duke qenë se shkarkimi i tyre është zgjedhje e përdoruesit. Gjithashtu ka përfshirë në atë shifër edhe shkarkimet e disa aplikacioneve të ofruara pa pagesë për përdoruesit e rinj të iOS 6. (PCWorld Albanian)

llogari android

Lajmet e fundit>