Harduer

Ja se si mund ta rrezikojë Google Glass privatësinë tuaj

May 19 2013
0 Shpërndarje
Ja se si mund ta rrezikojë Google Glass privatësinë tuaj

Së shpejti Google do të lançojë një nga produktet më ambicioze në historinë e kompanisë dhe jo vetëm: Google Glass.

Syzet në formën e një mini kompjuteri, ose një kompjuter i vogël që mund të “vishet”, siç e quajnë disa – ju mundësojnë të bëni foto, të regjistroni video, të merrni informacione online etj. Të gjitha përmes komandave verbale.

Por, pavarësisht se sa fantastike mund të duket kjo ide, teknologjia e re mund të ngrejë disa çështje mjaft serioze lidhur me sigurinë dhe privatësinë. Më poshtë janë përmbledhur disa prej shqetësimeve lidhur me privatësinë që njerëzit duhet të kenë parasysh nëse rrethohen nga njerëz që i mbajnë veshur Google Glass apo nëse vendosin t’i përdorin vetë ato.

– Kapja e fotove ose videove në mënyrë të fshehur. Përmes Google Glass është më e lehtë se kurrë të bësh foto apo video fshehurazi, pa u vënë re.

– Shpërndarja e të dhënave personale. Këto lloj produktesh paraqesin një mundësi të artë për kompanitë që duan të gjurmojnë sjelljen e klientëve dhe për ta përdorur më pas atë për qëllime marketingu. Njerëzit mund të gjurmohen gjatë gjithë kohës që i përdorin ato.

– Nuk pranohen kudo. Ashtu si me të gjitha pajisjet dixhitale, edhe Google Glass nuk është i lejuar në vende të caktuara. Për shembull, në lokale të ndryshme në Las Vegas apo në lokalet e natës për meshkuj. E njëjta gjë vlen edhe nëpër kinema.

– Anonimiteti në rrugë mund të mos jetë më i vlefshëm. Me teknologjinë e njohjes së fytyrës, anonimiteti do të shndërrohet në një problem serioz.

Se në çfarë mase e cënon Google Glass privatësinë tonë, varët se cilët pyesni. Të pasionuarit pas teknologjisë do t’ju thonë se syzet janë një nga produktet më inovatore që janë shpikur, ndërsa analistët mund të shprehin shqetësimin e tyre lidhur me privatësinë dhe jetën personale të njerëzve. (PCWorld Albanian)

google glas

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>