Ja se si

Ja se si mund të mbushni baterinë e Galaxy Note 3 me një “mbulesë”

Dec 29 2013
0 Shpërndarje
Ja se si mund të mbushni baterinë e Galaxy Note 3 me një “mbulesë”

Samsung Galaxy Note 3Një mbushës i ri pa kabllo në formë të një mbulese iu mundëson poseduesve të Galaxy Note 3 që të mbushin pajisjet e tyre.

Mbuloja pa kabllo për mbushje S-View Flip mbështjell pajisjen phablet në lëkurë prej poliuretani për mbrojtjeje, po ashtu edhe për mbushje.

Sipas CNET, kur të hapet mbuloja, një përdorues mund t’i qaset tërë ekranit dhe kur e mbyllin atë mund të shohin datën dhe kohën në ekranin fillestar dhe të tërheqin gishtin për të shikuar ekranet dhe menutë e tjera. Njoftimet e tjera do të paraqiten pa pasur nevojë që të hapet mbuloja.

Në një raport për këtë shërbim thuhet se përdoruesit thjesht mund të shkëmbejnë mbulojën për baterinë e tanishme të telefonit me mbulojën e re mbushëse dhe ta vendosin atë në ndonjë mbushës të përshtatur me Qi për të karikuar baterinë pa pasur nevojë për kabllo.

Kjo mbulojë është në dispozicion në versionin e bardhë dhe të zi dhe kushton 70 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>