Ja se si

Ja se si mund të merrni përditësime të sigurisë për Windows XP deri në prill të vitit 2019

May 26 2014
0 Shpërndarje
Ja se si mund të merrni përditësime të sigurisë për Windows XP deri në prill të vitit 2019

windows-xp-updatesMbështetja zyrtare nga Microsoft për sistemin operativ Windows XP përfundoi para më tepër se një muaji. Derisa disa kompani dhe organizata janë ende duke marrë përditësime për sistemin operativ, përdoruesit e fundmë nuk janë. Këto kompani e paguajnë kompaninë Microsoft për atë, zakonisht për shkak se ato nuk janë në gjendje ose nuk duan të kalojnë nga Windows XP në ndonjë sistem tjetër operativ përpara se faza e mbështetjes së zgjeruar për sistemin përfundoi. Është edhe një përjashtim për përfundimin e mbështetjes: sistemet operative Windows Embedded Industry, e njohur më parë si Windows Embedded POSReady, vazhdojnë të marrin përditësime.

Ajo që e bën interesant këtë gjë është fakti që Windows Embedded POSReady 2009 është i bazuar në Windows XP Service Pack 3 dhe që përditësimet e lëshuara për atë sistem janë identik me ata që Microsoft do të lëshonte për sistemet XP. Mbështetja e zgjeruar për sistemet Windows Embedded POSReady 2009 përfundon më 9 prill, 2019, që nënkupton që ju mund ta përdorni trikun për të fituar edhe pesë vite të tjera mundësinë për të marrë arnimet e sigurisë për sistemin Windows XP.

Ajo që nuk duhet ta bëni është të shkoni dhe të instaloni ato përditësime pasi që mund të keni mospërputhje të versionit kur provoni ta bëni këtë gjë. Sidoqoftë, është një trik që mund ta përdorni për të tejkaluar ato kontrollime, kështu që ju mund t’i instaloni ato përditësime në versionin tuaj të sistemit Windows XP.

Ky trik punon vetëm për versionet 32 bit të Windows XP SP3 dhe jo versionet 64-bit. Derisa sistemet POSReady janë mjaft të ngjashme me sistemet Windows XP, rekomandohet që t’i bëhet back-up sistemit përpara se të bëni ndonjë ndryshim, pasi që ndryshimet mes sistemeve rezultojnë në probleme pas instalimit të përditësimeve që janë dizajnuar për të. E tëra që ju duhet të bëni është ta shtoni pjesën vijuese në regjistrin e Windows XP-së:

Windows Registry Editor Version 5.00

[HKEY_LOCAL_MACHINE\SYSTEM\WPA\PosReady]

“Installed”=dword:00000001

Këtu mund ta gjeni një skedar të regjistrit që mund ta përdorni për atë qëllim. Ju mund ta shkarkoni atë duke shkuar këtu.

Nëse preferoni që vetë ta bëni një, atëherë ndiqni hapat vijues:

Krijoni një dokument të ri tekstual. Vendosni përmbajtjen e shfaqur më sipër në të. Ruajeni dokumentin e ri si xp.reg. Klikoni dy herë në skedarin e regjistrit më pas për të shtuar përmbajtjen në regjistër. Në mënyrë alternative, ju mund ta hapni manualisht Editorin e Regjistrit: shtypni tastin Windows dhe r, shkruani regedit dhe shtypni enter. Shkoni tek pjesa e listuar më sipër dhe krijoni një Dword të ri me vlerën e listuar sikur më sipër. (Kjo gjë tregohet nga Desk Modder dhe Sebijk).

Që të dy faqet janë në gjuhën gjermane. Nëse e hapni faqen Sebijk, ju po ashtu do të gjeni instruksionet se si ta bëni këtë gjë që të punojë në sistemet 64-bit të Windows XP.

Me fjalë të tjera, nëse jeni duke e përdorur Windows XP-në dhe nuk dëshironi ose nuk mund të kaloni në një sistem të ri, atëherë mund të keni dëshirë që ta provoni këtë trik për të instaluar arnimet e sigurisë që janë dizajnuar për sistemin operativ POSReady 2009 në PC-në tuaj. Ju këshillojmë që para se ta bëni këtë gjë, ta ruani gjendjen e tanishme të sistemit tuaj pasi që nuk ka ndonjë garanci që të gjitha përditësimet do të punojnë siç duhet në PC-të me XP. Derisa POSReady 2009 përdor të njëjtën bërthamë, disa gjëra ndryshojnë. Sido që të jetë, kjo gjë është më e mirë se sa mos instalimi i përditësimeve të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>