Ja se si

Ja se si mund të ngjani nëse përdorni Google Glass në publik

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Ja se si mund të ngjani nëse përdorni Google Glass në publik

google glassGoogle Glass mund të jetë një nga gjërat më fantastike që do të hidhen në treg këtë vit. Por, fatkeqësisht, mund të jetë gjithashtu edhe një nga gjërat që mund të na venë më në siklet nëse e përdorim në publik.

Në videon e mëposhtme, Ed Bassmaster ka bërë një “eksperiment”: Duke mbajtur syzet Google Glass, ai ka ardhur rrotull një qendre tregtare.

Gjatë kësaj kohe, ka folur vazhdimisht me syzet e tij dhe rezultati? Njerëz konfuzë, të cilët kujtonin se po u fliste atyre.

Videoja është regjistruar në bashkëpunim me Bassmaster dhe Chris Barrett, një pre anëtarëve të “Google Glass Explorer program.” Pas rezultateve interesante dhe humoristike të kësaj videoje, ata janë shprehur se do të bëjnë të tjera gjatë muajve të ardhshëm.

E vetmja sfidë, thanë ata, për të filmuar me Google Glass, është nëse njerëzit nuk e njohin pajisjen, pasi ka shumë të tillë që ende nuk e dinë se çfarë është. “Jo të gjithë e dini se çfarë është Google Glass, por kur e marrin vesh, duan ta provojnë.

Gjatë kësaj kohe, kemi biseduar me shumë njerëz, nga punonjësit e qendrës tregtare e deri tek ruajtësit e sigurisë, të cilët na kanë pyetur për syzet.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>