Ja se si

Ja se si mund të përshpejtoni shkarkimin nga Dropbox

May 20 2014
0 Shpërndarje
Ja se si mund të përshpejtoni shkarkimin nga Dropbox

wihth9eybjff4p8eektaKur e vendosni një skedar në Dropbox, ai së pari dërgohet tërësisht në serverët e Dropbox-it dhe më pas shkarkohet në ndonjërin nga kompjuterët në të cilët e përdorni llogarinë e njëjtë, ku keni kërkuar që të bëhet sinkronizimi i përmbajtjes.

Në një version të ri testues të Dropbox-it mund të mundësoni sinkronizimin e transmetimit që fillon shkarkimin në kompjuterin e dëshiruar teksa është duke u bërë ngarkimi, pra ende pa u përfunduar procesi i vendosjes së skedarit në serverët e Dropbox-it, ju mund të filloni shkarkimin e atij skedari në të njëjtën kohë tek ndonjë kompjuter tjetër.

Klienti i ri për desktop (versioni 2.9) e mundëson këtë gjë. Vetëm pajisja që e bën shkarkimin ka nevojë ta ketë këtë version, kështu që përdorimi i klientit testues duhet të përshpejtojë shkarkimet për skedarët e sinkronizuar edhe nga pajisjet e tjera tuaja, pa marrë parasysh se a është duke u përdorur ky version i Dropbox-it nga ta apo jo.

Si shtesë, klienti i ri do t’ju mundësojë që të shkoni përgjatë shportës “Ndryshuar së fundi” ku mund të shihni më tepër se sa vetëm tre skedarët e ngarkuar së fundi. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>