Lajmet

Ja se si mund të vidhet një fjalëkalim nëpërmjet Google Glass

Jul 12 2014
0 Shpërndarje
Ja se si mund të vidhet një fjalëkalim nëpërmjet Google Glass

782a92e0-0694-11e4-b6f6-11d94132eaf7_googleglassEkspertët e teknologjisë kibernetike të Universitetit të Massachusetts në Lowell të Amerikës kanë zhvilluar një mënyrë për vjedhjen e fjalëkalimit të telefonit inteligjent apo tabletit tuaj duke përdorur regjistrimin e videove nëpërmjet Google Glass ose pajisjeve të tjera që regjistrojnë video.

“Hajduti” i fjalëkalimit mund të jetë 15 metra larg jush dhe shumë thjesht mund të kuptojë fjalëkalimin që ju përdorni në pajisjet tuaja. Kërkuesit e teknologjive për rritjen e sigurisë në telefonët inteligjentë krijuan një aplikacion, i cili imiton lëvizjet dhe hijen e dorës suaj duke bërë të mundur krijimin e një algoritmi, i cili jep numrat që ju keni shkruar.

Një nga zhvilluesit e këtij aplikacioni Xinwen Fu u shpreh se kjo teknologji mund t`ju vjedhë shumë lehtë informacionet e kartës tuaj të kreditit apo fjalëkalimin e saj. Kjo teknologji u testua në shumë pajisje të cilat regjistrojnë video dhe u bë e mundur vjedhja e fjalëkalimit edhe nga distanca të largëta deri në 50 metra.

Xinwen Fu deklaroi se ata e krijuan këtë mënyrë për vjedhjen e fjalëkalimeve në mënyrë që të para përgatisin përdoruesit për rreziqet që mund tu kanosen, ndërkohë që përdorin pajisjet e tyre inteligjente. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>