Ja se si

Ja se si ndihen në të vërtetë përdoruesit për mediat sociale

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
Ja se si ndihen në të vërtetë përdoruesit për mediat sociale

rrjte socialePavarësisht se faqet ueb të mediave sociale po tërheqin gjithnjë e më tepër përdorues, kënaqësia që vjen prej tyre vazhdon të mbetet në nivele të ulëta.

Ky ka qenë dhe rezultati i një ankete të realizuar me qëllim matjen e kënaqësisë së konsumatorëve në lidhje me tregtinë elektronike (e-business) dhe mediat sociale. Sipas raportit ndër arsyet kryesore të pakënaqësisë përfshihen reklamat e shumta dhe cënimi i privatësisë.

Më poshtë po listojmë edhe disa rezultate të rëndësishme të anketës:

– Të vetmet faqe që preferohen vërtet nga përdoruesit janë Pinterest dhe Wikipedia. Përsa i përket faqeve të tjera vihet re se në krahasim me vitin e kaluar kënaqësa që ato sjellin ose ka ngelur e njëjtë ose është në nivele më të ulëta.

– Pavarësisht gjithçkaje ne do të vazhdojmë të përdorim këto faqe me të njëjtin intensitet.

– Ajo çka na tërheq më tepër te uebfaqet sociale është organizimi i eventeve dhe mundësia për të biseduar dhe për të lënë takime me grupe të mëdha miqsh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>