Lajmet

Ja se si ngjante Google në vitin 1998

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Ja se si ngjante Google në vitin 1998

google-bday1Google ka shtuar një tjetër opsion surprizë me rastin e 15 vjetorit. Nëse shkruani “Google in 1998” në motorin e kërkimit (Google Search) do të shihni se si dukej faqja para 15 vitesh.

Nuk janë vetëm pamjet vizuale ato të cilat ndryshojnë. Në fillim të faqes do të shihni se sa rezultate gjenerohen për termin “Google”. Në vitin 1998 ato ishin afërsisht 234,000, ndërsa sot rreth 9,450,000,000.

Fatkeqësisht, mund të shihni vetëm faqen e parë në vitin 1998 dhe nuk mund të merrni rezultate të tjera nëse kërkoni me fjalë të ndryshme nga termi “Google”. Ditën e premte, Google festoi 15 vjetorin.

Çdo vit, kompania mendon diçka të veçantë për ta festuar datën e 27 shtatorit.

Gjithsesi, këtë vit, përveç “surprizave” në faqen e parë, kompania ka bërë ndryshime të mëdha edhe në algoritmin e ri, të quajtur “Hummingbird,” i cili prek 90% të kërkimeve dhe është projektuar për të trajtuar në mënyrë më të saktë kërkimet e gjata dhe të avancuara. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>