Ja se si

Ja se si një shtojcë e re e Dropbox përmirëson produktivitetin në postën elektronike të Gmail

Feb 14 2015
0 Shpërndarje
Ja se si një shtojcë e re e Dropbox përmirëson produktivitetin në postën elektronike të Gmail

dropbox_logo_580-100028943-large

Google po punon vazhdimisht në përmirësimin e produktivitetit të postës elektronike, Gmail. Më herët kompania bëri të mundur dërgimin e përmbajtjeve nga shërbimin Google Drive përmes Gmail në formën e lidhjeve. Kjo karakteristikë e re tashmë është e disponueshme edhe për shërbimin cloud të Dropbox por vetëm përmes shfletuesit Chrome. Dropbox ka publikuar një shtojcë për shfletuesin Google Chrome, aktualisht në fazën beta, që do të bëjë të mundur dërgimin e përmbajtjeve të Dropbox përmes Gmail. Kjo shtojcë bën të mundur shpërndarjen në formën e lidhjeve të cilat të drejtojnë për tek skedarët përkatës të Dropbox.

dropboxcompose-100568008-mediumSi fillim duhet të shkarkohet shtojca Dropbox për Gmail në Chrome Web Store. Tani gjatë momentit që po përgatisni një email për ta dërguar, në krye të dritares së dërgimit do të shfaqet një ikonë Dropbox pranë butonit Send. Mjafton të klikoni mbi ikonën Dropbox dhe në email mund të bashkangjisni skedarin që gjendet në Dropbox. Përdoruesit do të kenë akses mbi të gjithë skedarët e Dropbox në ndarë në tre panele: “Recent Files”, “All your files” dhe “Your Photos”. Në momentin që keni gjetur skedarin e duhur klikoni mbi butonin “Insert” dhe pas këtij veprimi automatikisht do të shtohet një lidhje në e-mailin tuaj që ju drejton tek skedari përkatës.

Nëse marrësi i emailit është duke përdorur shfletuesin Chrome, ai mund të shkarkojë skedarin që keni dërguar madje mundet ta ruajë edhe në llogarinë vetjake të Dropbox. Përmes këtij opsioni, është e mundur bashkangjitja vetëm e skedarëve dhe jo direktorive. Gjatë testimit është vënë re se bashkangjitja e skedarëve në email kërkonte një kohë relativisht më të gjatë se dërgimi i një e-maili të zakonshëm. Gjithsesi kjo karakteristikë e re është një lajm të mirë dhe opsion tepër produktiv për adhuruesit të këtyre dy shërbimeve mjaft popullore. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>