Ja se si

Ja se si rekrutuesit e punonjësve shikojnë profilin në LinkedIn dhe CV-në tuaj online

May 26 2014
0 Shpërndarje
Ja se si rekrutuesit e punonjësve shikojnë profilin në LinkedIn dhe CV-në tuaj online

i2cewxtkk31jonjbnetbTheLadders ka kryer një studim rreth lëvizjes së syve të rekrutuesve të punëtorëve kur shikojnë rezymetë dhe kur shikojnë profilet në LinkedIn. Përveç zbulimit që rekrutuesit shikojnë në CV vetëm për gjashtë sekonda, studimi tregon po ashtu edhe fushat më të rëndësishme në të cilat kërkuesit e punës duhet të përqendrohen.

Tridhjetë rekrutuesit që u ndoqën gjatë studimit prej dhjetë javësh të bërë shpenzuan pothuajse një të pestën e kohës së tyre (19%) duke shikuar në fotografinë e profilit në LinkedIn. TheLadders thotë që fotografia merr më tepër vëmendje se sa informacionet e tjera më vitale rreth karrierës, por nga kjo gjë duhet të mësoni që të siguroheni që fotografia juaj në LinkedIn është e përshtatshme dhe profesionale. (Donna Svei nga AvidCareerist ka disa udhëzime të shkëlqyera për fotografi.)

Së dyti, rezymeja juaj online merr të njëjtën sasi të vëmendjes minimale sikur ajo në letër. Sidoqoftë, TheLadders gjeti që rekrutuesit vlerësuan mjaft shumë edhe CV-të me një organizim të qartë (ku përfshihet edhe formatimi dhe titujt e seksioneve).

Përveç informacioneve bazike dhe kualifikimeve që lehtësisht gjenden, mënyra se si i organizoni informacionet – dhe fotografia në LinkedIn – do të mund të kishte një ndikim të madh në kërkimin tuaj të punës. Këtu mund ta lexoni studimin e plotë për veprimtarinë e rekrutuesve të punëtorëve, që është në formatin PDF. (PCWorld Albanian)

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>