Ja se si

Ja se si ta bëni iPhone-in t’iu njohë më mirë gishtin

Nov 27 2013
0 Shpërndarje
Ja se si ta bëni iPhone-in t’iu njohë më mirë gishtin

iphon fingerSensori i njohjes së gjurmëve të gishtave në iPhone 5S, Touch ID, nuk është perfekt.

Një pjesë e njerëzve kanë probleme herë pas here me të dhe iu duhet ta skanojnë disa herë gishtin para se ta zhbllokojnë telefonin.

Apple ka menduar të ofrojë pesë vende të ndryshme në kujtesën e telefonit ku ruhen shenjat e gishtave.

Në vend që të shtoni të pesë gishtat për secilin prej tyre, regjistroni njërin disa herë. Timothy Stenovec nga Huffington Post shkruan: “Mendova se nëse do të kisha disa skanime të ndryshme të të njëjtit gisht (gishti i madh), mund të ishte zgjidhje më e mirë sesa të regjistroja të gjithë gishtat. Kështu, regjistrova gishtin edhe dy herë të tjera. Rezultati ishte fantastik: Touch ID tashmë punon më mirë se më parë, me një saktësi prej rreth 90%.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>