Ja se si

Ja se si të instaloni në mënyrë të sigurt OS X Yosemite Beta

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të instaloni në mënyrë të sigurt OS X Yosemite Beta

k6pnxq2okxyyyfqyuzpqVersioni testues publik i OS X Yosemite u lëshua para pak ditësh dhe pasi është softuer në fazën testuese, ju duhet të vështroni disa paralajmërime përpara se ta instaloni. Kjo nuk nënkupton që nuk duhet të shijoni veçoritë dhe ja se si mund ta instaloni versionin beta pa e bërë rrëmujë tërë sistemin.

Ajo që ju duhet të bëni është ta shkarkoni versionin beta (nëse jeni regjistruar për versionin beta, do të merrni instruksionet e shkarkimit në inbox-in tuaj. Nëse nuk e keni pranuar atë e-mail, shkoni këtu, shkruani informacionet e juaja dhe më pas do ta merrni një kod), krijoni një particion të dytë në diskun tuaj, më pas futuni me “dual boot” në të. Në këtë mënyrë, ju mund ta mbani në funksionim të rrjedhshëm sistemin operativ Mavericks në rastet kur Yosemite nuk punon. Ja se si ta bëni këtë:

1. Hapeni Disk Utility (Applications > Utilities).

2. Zgjidhni diskun tuaj të Mac-ut.

3. Zgjidhni butonin Partition.

4. Klikoni ikonën “+” dhe vendosni se sa i madh duhet të jetë particioni që dëshironi (10-30 GB për Yosemite dhe disa aplikacione duhet të jetë e mjaftueshme, varësisht se sa gjatë dëshironi ta përdorni atë).

5. Emërtojeni particionin tuaj dhe klikoni Apply.

6. Lëshoni instaluesin Yosemite.

7. Kur ju kërkohet që ta zgjidhni një disk, klikoni “Show all disks” dhe zgjidhni particionin që sapo e krijuat.

Kjo është e tëra. Vetëm prisni derisa të përfundojë instaluesi dhe do ta keni Yosemite-n në një sistem të dytë. Për ta marrë atë, vetëm mbani të shtypur çelësin Option kur e ndizni sistemin tuaj dhe zgjidhni particionin Yosemite. (PCWorld Albanian)

Tags >

OS X
Lajmet e fundit>