Lajmet

Ja se si ta instaloni versionin për zhvillues të Android L në Nexus 5 ose 7

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
Ja se si ta instaloni versionin për zhvillues të Android L në Nexus 5 ose 7

utw0xsaasro19oyxphwvGoogle ka lëshuar versionin e parë për zhvillues për sistemin më të ri Android. Për ju që jeni kureshtarë të provoni veçoritë më të reja dhe disa nga më të mirat, ja se si ta instaloni Android L që tani në Nexus 5 ose Nexus 7. Për të filluar, do të ju duhet që ta zhbllokoni pajisjen dhe ta instaloni ADB-në dhe fastboot-in. Më pas, ndiqni këto udhëzime:

1. Shkarkoni imazhin e fabrikës për pajisjen tuaj këtu.

2. Nxirrni skedarin dhe vendoseni atë në një lokacion të lehtë për t’u gjetur.

3. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin tuaj përgjatë kabllit USB dhe sigurohuni që e keni lëshuar mostrën debug.

4. Hapni një linjë komande për ADB.

5. Shkruani adbrebootbootloader për t’iu qasur bootloader-it të pajisjes suaj.

6. Shkoni tek folderi që e përmban imazhin e fabrikës.

7. Shkruani flash-all për të lëshuar skriptin instalues.

Skriptit do t’i duhet një minutë që të hapet dhe pajisja juaj mund të mbes në animacionin në ndezje për një kohë. Sapo të ndizet pajisja, kyçuni dhe jeni gati të filloni.

Paralajmërim: Kjo gjë përmendet në faqet e shkarkimit të Google, por ia vlen të përsëritet: ndjekja e kësaj procedure do të fshijë të gjitha të dhënat në pajisjen tuaj. Sigurohuni që t’i ruani ato paraprakisht diku përpara se të filloni. Nëse nuk jeni person që posedon Nexus 5 ose Nexus 7, ju mund ta lexoni këtë artikull për të parë disa nga veçoritë që janë përfshirë në këtë version të sistemit më të popullarizuar operativ mobil në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>