Ja se si

Ja se si ta lëshoni veçorinë Family Sharing në iOS 8 dhe OS X Yosemite

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Ja se si ta lëshoni veçorinë Family Sharing në iOS 8 dhe OS X Yosemite

Me lëshimin e iOS 8 dhe OS X Yosemite, Apple ka përfshirë një veçori të re Family Sharing që iu mundëson shumë përdoruesve që me lehtësi të shpërndajnë përmbajtje dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Më e rëndësishmja, Family Sharing iu mundëson deri gjashtë përdoruesve të familjes që të ndajnë mes tyre blerjet e bëra nga iTunes, iBooks ose App Store. Veçoria po ashtu iu mundëson që të kontribuoni në një album ose kalendar të unifikuar, të ndani lokacionet, përdorni Find My iPhone për të gjetur një pajisje të humbur dhe të vendosni kontrollues prindëror për fëmijët tuaj.

Përpara lëshimit të Family Sharing, një përdorues që donte ta shpërndante një aplikacion të shkarkuar me dikë duhej t’ia tregonte atij informacionet e llogarisë së vet Apple ID. Ai informacion duhej të shkruhej edhe gjatë përditësimit të një aplikacioni, duke i kërkuar një përdoruesi të aplikacioneve të ndara që të del nga Apple ID dhe të qaset në Apple ID-në origjinale të përdorur për ta shkarkuar aplikacionin. Me Family Sharing, përdoruesit kanë qasje të menjëhershme tek muzika, filmat, emisionet televizive, librat dhe aplikacionet e njëri-tjetrit, ku përmbajtja mund të shkarkohet me një prekje të vetme.

Para se të filloni

Një përdorues duhet të përdor iOS 8 ose ndonjë version më të ri dhe ta ketë një llogari të vlefshme në iCloud për të përdorur Family Sharing, ku OS X Yosemite kërkohet për qasje në Mac. Përpara lëshimit të Family Sharing, sigurohuni që jeni gati ta caktoni veten ose ndonjë përdorues tjetër për të qenë Family Organizer ose në shqip Organizuesi i Familjes në grupin Family Sharing. Family Organizer do të jetë përgjegjës për të gjitha blerjet në iTunes, iBooks dhe App Store të bëra nga përdoruesit Family në grup.

Po ashtu, sigurohuni që Family Organizer ka një mënyrë të vlefshme të pagesës të lidhur me llogarinë e tyre në iTunes. Në aplikacionin iTunes për desktop në Mac, kjo mund të bëhet duke shkuar tek Menu -> Store -> View Account. Në një pajisje me iOS, kjo mund të bëhet duke shkuar tek App Store -> Shkoni tek Apple ID në pjesën e poshtme të tabit “Featured” -> Prekeni Apple ID-në -> View Apple ID -> Payment Information. Vetëm Family Organizer ka nevojë ta ketë një metodë të vlefshme për pagesa të lidhur me llogarinë e tyre iTunes.

Hapat për ta mundësuar Family Sharing

1. Shkoni tek Settings -> iCloud -> Set Up Family Sharing për ta filluar rregullimin si Family Organizer.

2. Shtypni Get Started. Sigurohuni që e-maili i listuar në ekranin Share Purchases është i saktë.

3. Sigurohuni që informacioni i listuar në “Payment Method” është i saktë. Nëse nuk është, ndryshoni metodën e pagesës duke shkuar në App Store -> Featured tab -> Apple ID -> View Apple ID -> Payment Information.

14. Zgjidhni që ta bëni ndarjen e lokacionit tuaj me anëtarët e familjes suaj duke shtypur “Share Your Location” ose ndaleni këtë mundësi duke shtypur “Not Now”.

Tani e keni lëshuar Family Sharing për Family Organizer. Për të filluar me shtimin e përdoruesve në grupin Family Sharing, ndiqni hapat vijues.

Hapat për të shtuar anëtarë të familjes

1. Për ta shtuar një anëtar të familjes, shtypni “Add Family Member” në menynë kryesore.

2. Nga ekrani Add Family Member, ju mund ta dërgoni një ftesë tek llogaria në iCloud e një personi tjetër për t’iu bashkuar grupit. Ose ju mund t’i kërkoni një përdoruesi tjetër për ta shkruar fjalëkalimin e Family Organizer të iCloud-it për t’iu bashkuar një grupit.

3. Nëse keni zgjedhur që ta dërgoni një ftesë, përdoruesi i ftuar do të shohë një njoftim në sistemin e tyre iOS që iu kërkon t’i bashkohen një grupi Family Sharing. Posa një përdorues e pranon ftesën, atyre do t’iu kërkohet që t’i ndajnë blerjet dhe lokacionin e tyre. Përdoruesi do të shfaqet edhe në menynë kryesore të Family Sharing.

4. Vetvetiu, përdoruesit e ftuar në Family Sharing do të njihen si adoleshentë dhe nuk do të kenë nevojë për qasje për të blerë përmbajtjen. Sidoqoftë, Family Organizer mund të krijojnë edhe një Apple ID për një fëmijë duke shtypur opsionin e thekuar në pjesën e poshtme të menysë Family Sharing.

5. Krijimi i një Apple ID-je për një fëmijë do ta pyes Family Organizer-in për ta futur një ditëlindje dhe të pranojë një Rregullore për Privatësi Prindërore. Family Organizer-it do t’i kërkohet edhe që të shkruajë kodin hyrës të sigurisë për kartën primare që përdoret.

6. Më pas, Family Organizer do të jetë në gjendje që ta shkruajë një emër dhe ta krijojë një email adresë, fjalëkalim dhe pyetje të sigurisë siç shfaqte në një proces tipi të rregullimit të iCloud-it.

27. Më pas, Family Organizer do të jetë në gjendje që ta lëshojë Ask to Buy. Ask to Buy ia mundëson një përdoruesi fëmijë që ta dërgojë një kërkesë për blerje për një aplikacion, këngë ose libër tek Family Organizer, i cili më pas mund ta aprovojë apo refuzojë kërkesën. Family Organizer do të mund të zgjedhë edhe nëse duhet të shfaqet lokacioni i pajisjes së fëmijëve. Posa të përfundojë rregullimi fillestar, përdoruesi fëmijë do të shfaqet në menynë Family Sharing.

Shpërndarja e përmbajtjes së blerë

3Anëtarët e familjes mund t’i qasen aplikacioneve, librave, këngëve, filmave dhe emisioneve televizive të njëri-tjetrit dhe të shkarkojnë përmbajtjen në pajisjen e tyre. Për ta shkarkuar përmbajtjen e shpërndarë nga një anëtar i familjes, shkoni tek tabi Purchased në aplikacionin iTunes Store, aplikacioni iBooks ose aplikacioni App Store. Nga atje, përdoruesit mund ta zgjedhin një anëtar të familjes dhe ta shohin një listë të përmbajtjes së blerë që është në dispozicion për t’u shkarkuar. Për ta fshehur një blerje, shkoni tek tabi Purchase, tërhiqeni majtas përmbajtjen që doni ta fshihni dhe zgjidhni “Hide”.

Apple thotë që janë disa lloje të përmbajtjes që nuk mund të shkarkohen nga përdoruesit e tjerë në një grup të tillë. Përmbajtjet që nuk mund të shkarkohen janë këngët e shtuara në iTunes Match nga jashtë iTunes Store, blerjet brenda aplikacioneve, gjërat që më nuk janë në dispozicion në iTunes Store dhe aplikacionet që janë shënjuar që nuk mund të shpërndahen në përshkrimet e tyre në App Store.

Kalendarët dhe albumet me fotografi të familjes

4Përveç mundësisë së shpërndarjes së përmbajtjes së blerë, Family Sharing ua mundëson shumë përdoruesve që të kontribuojnë për një kalendar ose album të vetëm fotografish. Për të shtuar gjëra në kalendar, anëtarët e familjes mund të shkojnë tek aplikacioni Calendar dhe të zgjedhin “Family Calendar” në listën e opsioneve përpara se të bëhet krijimi i një ngjarjeje. Family Organizer edhe mund të shikojë dhe ndryshojë lejet në kalendar për secilin anëtar të familjes duke zgjedhur “Calendar” dhe duke e prekur simbolin “I” afër Family Calendar-it.

Për ta lëshuar opsionin e albumit të shpërndarë të fotografive, të gjithë anëtarët e familjes duhet ta kenë të lëshuar iCloud Photo Sharing në Settings -> iCloud -> Photos -> iCloud Photo Sharing. Posa ta keni lëshuar atë opsion, albumi me fotografi i familjes mund të shikohet në Photos -> Shared -> Sharing -> Family. Një përdorues mund të shtojë fotografi në albumin e përbashkët duke shtypur shenjën + në këndin e djathtë sipër dhe të gjithë anëtarët e familjes do ta marrin një njoftim kur shtohet një imazh i ri.

5Shpërndarja e lokacioneve dhe Find My iPhone

Përdoruesit në një grup Family Sharing mund të përcjellin edhe lokacionet e njëri-tjetrit nëpërmjet aplikacionit Find My Friends ose Messages. Aplikacioni Find My Friends do të shfaqë lokacionin e të gjithë anëtarëve të familjes në një hartë dhe do të shfaqë hollësi për qytetin e tyre të tanishëm dhe distancën.

6Ngjashëm, nëse pajisjet si Mac, iPhone, iPad ose iPod touch të ndonjë anëtari të familjes kanë humbur dhe kanë nevojë të përcillen, përdoruesit e tjerë në grup mund të shohin vendndodhjen e secilës pajisje në aplikacionin Find My iPhone. Posa të përzgjidhet pajisja, përdoruesit mund të zgjedhin që ta lëshojnë një tingull të lartë në pajisje, ta lëshojnë formën Lost Mode për ta bllokuar pajisjen ose për t’i fshirë të gjitha gjërat në pajisje.

Gjërat që duhet t’i keni parasysh

Derisa mundësia që një grup Family Sharing ka mundësi të përcjellë një pajisje të humbur me aplikacionin Find My iPhone është gjë e dobishme, ekzistojnë disa gjëra për të cilat duhet të jeni në dijeni. Për shembull, çdo përdorues në grupin Family Sharing, duke përfshirë përdoruesit fëmijë, mund të zgjedhë që ta bllokojë një pajisje me kodin e vet ose të fshijë të gjitha të dhënat e një pajisjeje pa pasur nevojë për leje nga përdoruesit e tjerë. Edhe çfarëdo përdoruesi tjetër mund ta lëshojë një tingull të lartë në një pajisje të përzgjedhur që nuk mund të ndalohet automatikisht edhe me veçorinë e lëshuar “Do Not Disturb”.

Ndonëse të tri opsionet janë të dobishme në rastin e humbjes së një pajisje, secila mund të lëshohet edhe pa dashje, duke rezultuar në humbjen e të dhënave ose pengesa të papritura. Për shkak të këtyre mundësive, rekomandohet që çdo anëtar i grupit tuaj të Family Sharing ta përdor me përgjegjësi aplikacionin Find My iPhone.

Një tjetër faktor që ia vlen të merret parasysh është që të gjithë anëtarët e Family Sharing duhet ta përdorin një kartë të vetme krediti ose debiti për të gjitha blerjet në App Store, që kontrollohet nga Family Organizer. Nëse kredit në App Store aplikohet për llogarinë e një anëtari të Family Sharing, krediti do të përdoret përpara se Family Organizer-it i faturohet blerja.

Zgjidhja e problemeve

Që nga dalja e iOS 8, një numër i përdoruesve kanë pasur probleme me Family Sharing dhe blerjet e aplikacioneve të shpërndara. Shumica e problemeve kanë pasur të bëjnë me një porosi që thoshte “Redowload Unavailable with This Apple ID” (“Rishkarkimi i Pamundshëm me këtë Apple ID”) kur përdoruesit kanë provuar të shkarkojnë aplikacione ose ndonjë përmbajtje tjetër. Anëtarët në Komunitetet Mbështetëse të Apple dhe Jason Cipirani nga CNET kanë raportuar që dalja dhe më pas kthimi në iCloud e zgjidhte problemin.

Përdorues të tjerë kanë gjetur që Family Organizer i caktuar ka nevojë ta ketë të njëjtën Apple ID të kyçur në iCloud dhe App Store që blerjet të shpërndahen. Po ashtu, mbajeni në mend që jo të gjitha aplikacionet mbështesin Family Sharing dhe kjo gjë përmendet në përshkrimin e aplikacioneve në App Store. Nëse përdoruesit nuk janë në gjendje që të shkarkojnë blerjet e shpërndara, është e rëndësishme po ashtu të shikohet nëse metoda e pagesës në llogarinë Family Organizer është e përditësuar duke shkuar në App Store -> Featured tab -> Apple ID -> View Apple ID -> Payment Information. (PCWorld Albanian)

Tags >

ja se si
Lajmet e fundit>