Ja se si

Ja se si ta ndiqni online Eklipsin e Diellit

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Ja se si ta ndiqni online Eklipsin e Diellit

Eklipsi diellor më 13 nëntor mund të jetë i dukshëm vetëm nga disa vende të caktuara të Australisë veriore dhe nga një oqeani i hapur, por ju nuk mund të “bëni” një udhëtim të gjatë për të parë ngjarje dramatike qiellore.

Disa organizata të ndryshme do të transmetojnë paraqitje të drejtpërdrejta të eklipsit diellor, që fillon në ora 21.35 sipas kohës së lokale të martën (më 13 nëntor; sidoqoftë, sipas kohës lokale në Australi do të jetë 14 nëntori).

Kamera hapësinore Slooh që është online është një furnizim me paraqitje të tilla. Ky instrument do të transmetojë një rrjedhë të drejtpërdrejtë të eklipsit diellor të vitit 2012 nga një vend afër qytetit Cairns, në shtetin Australian të Queenslandit, duke filluar në ora 21.30 sipas kohës sonë lokale.

Eklipsi do të fillojë rreth perëndimit të diellit sipas kohës lokale, duke e bërë një spektakël të veçantë që mbetet në kujtesë, thonë zyrtarët e Slooh.

“Ne jemi të mahnitur që kemi një skuadër të klasit botëror në vend në Cairns duke sjell fuqinë dhe bukurinë e kësaj ngjarjeje mbresëlënëse drejtpërdrejt për audiencën tonë nga e mbarë bota”,- tha në një deklaratë presidenti i Slooh, Patrick Paolucci. “Ne jemi të përgatitur dhe gati për të shkuar për të mbajtur miliona shikime.”

Paralajmërim: Nëse jeni duke planifikuar që vetë ta shihni eklipsin diellor, kujdes. Kurrë mos shikoni drejtpërdrejt në diell, qoftë drejtpërdrejt me sy ose përgjatë teleskopëve ose binokularëve pa filtrues të duhur.

Që ta shihni në siguri eklipsin, ju mund të blini filtrues të posaçëm diellor për t’i vendosur për t’i mbrojtur sytë e juaj. Syzet standarde të diellit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>