Ja se si

Ja se si ta përdorni për 2 muaj Microsoft Office 2013

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Ja se si ta përdorni për 2 muaj Microsoft Office 2013

Microsoft Office 2013 doli në shitje për prodhuesit në fundin e muajit të kaluar, por ju nuk do të jeni në gjendje që të vendosni duart në të deri në gjysmën e parë të vitit 2013.

Në fakt, ju nuk do të jeni në gjendje që ta blini atë deri atëherë. Sidoqoftë, që tani, ju mund ta merrni një version të përkohshëm 60 ditorë të Office Professional Plus 2013. Kjo kohë testuese prej 2 muajve duhet të ju japë kohë të mjaftueshme që të vendosni nëse ia vlen që t’i shpenzoni qindra dollarë për të cilat Microsoft-i do të ju ngarkojë për të.

Dijeni që vetëm përdoruesit e Windows 7 dhe Windows 8 mund ta përdorin; platforma e re nuk është në dispozicion për versionet më të vjetra të sistemit operativ. (Mos na fajësoni, ne nuk i bëjmë rregullat.)

Ja se si ta filloni këtë fazë testuese:

1. Klikoni këtu për të shkuar tek faqja e shkarkimit të TechNet, pastaj klikojeni butonin e gjelbër Get Started Now. (Ju duhet të keni ndonjë lloj të llogarisë së Microsoft përpara se mund ta bëni këtë. Secili lloj pranohet: Hotmail, Live, etj.)

2. Plotësojeni formën e regjistrimit, sigurohuni që e zgjidhni versionin e Office (32 ose 64-bit) që i përgjigjet versionit tuaj të sistemit Windows. Ju nëse nuk doni mundeni që edhe të mos abonoheni për të marrë lajmet me e-mail nga TechNet Flash.

3. Printojeni ose shkruajeni çelësin e produktit tuaj, zgjidhni gjuhën tuaj dhe pastaj klikoni Download.

4. Tani është koha kur kjo gjë bëhet pak e ndërlikuar. Ju e keni shkarkuar një skedar IMG, i cili nuk është i njëjtë me atë që ekzekutohet. Në Windows 8, ju klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Mount, pastaj bëni instalimin e programit.

Në Windows 7, ju duhet një vegël si Virtual CloneDrive për të arritur të njëjtën gjë. Në mënyrë tjetër, ju mund të digjni IMG në një CD ose DVD dhe ta instaloni nga atje.

Sapo keni mbaruar së instaluari platformën shikoni “10 opsione të reja në Office 2013”. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>