Ja se si

Ja se si ta përmirësoni News Feed në Facebook

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Ja se si ta përmirësoni News Feed në Facebook

facebook_logoGjatë ditës së premte, Facebook lajmëroi një përditësim që ju ofron kontroll rreth asaj që mund të shfaqet në Furnizuesin tuaj (News Feed) me Përditësime. Ky funksion përfshihet në atë që rrjeti social i referohet si “reagim” për algoritmin e vet. Më parë, nëse e keni parë ndonjë gjë rreth të cilës nuk jeni të interesuar ose që nuk donit ta shihnit, ju do të mund ta shtypnit shigjetën në këndin e djathtë të sipërm të asaj ngjarjeje për ta fshehur atë. Kjo nuk është duke ndryshuar, por tani kur e fshihni një ngjarje, do të pyeteni nëse doni të shihni më pak gjëra nga ai person ose nga ajo faqe. Nëse vendosni ta bëni një gjë të tillë, do ta shihni një opsion tjetër: ju mund të mos i ndiqni ata nëse nuk doni t’i shihni ngjarjet e tyre në Furnizuesin tuaj me Përditësime.

Pjesa e dytë e përditësimit të ditës së premte është që faqja me opsione për Furnizuesin me Përditësime është përditësuar për t’ju dhënë mundësinë që të ndryshoni ato që shihni. Faqja tani shfaq një listë të top njerëzve, faqeve dhe grupeve të cilat i keni parë në Furnizuesin tuaj me Përditësime gjatë javës së kaluar:

Ju mund të zgjidhni të radhisni postime në bazë të njerëzve, faqeve ose grupeve, e po ashtu edhe një përmbledhje e përgjithshme. Ju mund të mos e ndiqni çfarëdo personi ose entiteti këtu, kështu që nuk i shihni ngjarjet e tyre në Furnizuesin tuaj me Përditësime. Më e mira nga të gjitha, ju mund të shihni se kush dhe çfarë keni larguar nga ndjekja në të kaluarën, në rast se harroni dhe dëshironi t’i ndiqni sërish nëse keni ndërruar mendje.

Ky është një përditësim i mirëseardhur për rrjetin social më të përdorur në botë dhe nëse nuk dini se si t’i shfrytëzoni këto veçori të sapo-shtuara për të ju ndihmuar në rregullimin e Furnizuesit tuaj me Përditësime, atëherë jemi këtu për të ju ndihmuar.

Rregullimet e shpejta

Këto rregullime të shpejta duhet të bëhen vetëm njëherë. Nëse nuk dëshironi të kaloni kohë duke e rregulluar llogarinë tuaj në Facebook, vetëm bëjini këto dhe ju duhet ta shihni një përmirësim në cilësinë e gjërave që ju shfaqen.

Vlerësoni postimet në Facebook

Le të fillojmë me një truk të cilin shumica e përdoruesve mund të mos e dinë që ekziston. Qasuni, shkoni tek Furnizuesi juaj me Përditësime dhe në çfarëdo postimi që e shihni, klikoni shigjetën në këndin e sipërm të djathtë.

Opsioni i fundit (“Take a survey to make News Feed beter”), të cilin shumë njerëz as që e kanë parë, është gjëja që ju duhet:

fb_survey_1Ju duhet ta shihni një porosi “Tell Us What You Think” që shfaq për të ju informuar që ju do të vlerësoni shumë postime në Facebook (15 sosh, për të qenë më konkret). Klikoni butonin “Start Now”.

fb_survey_2Ja një shembull i një postimi të parë për të cilin u kërkua të bëhet vlerësimi:

fb_survey_3Pasi të keni mbaruar me secilën, do ta shihni porosinë

fb_survey_4Klikimi i butonit të kaltër “Rate More Posts” do t’ju mundësojë që të futeni sërish në sondazh me 15 postime shtesë. Ne nuk mendojmë që kjo është e nevojshme vetëm nëse nuk ju ka pëlqyer procesi i vlerësimit.

Shpërngulni miqtë tek të njohurit

Truku i radhës ka të bëjë me përdorimin e një mjeti të fshehur në Facebook. Ajo ka vetëm disa hapa dhe me sa e kemi kuptuar deri më tani, mund të qaset drejtpërdrejt vetëm nga facebook.com/friends/organize. Ai në fakt i gjen shokët me të cilët ju ndërveproni pak në rrjetin social dhe ju kërkon se a doni t’i shpërngulni ata tek grupi i të njohurve, të cilët Furnizuesi me Përditësime nuk i shfaq edhe aq.

fb_acquaintances_1Ju mund të zgjidhni që të mos zgjidhni disa nga rekomandimet. Pavarësisht se a e zgjidhni “No Thanks” ose “Add to Acquaintances” juve do të ju shfaqet grupi i ardhshëm i njerëzve, me të cilët jetoni në të njëjtin qytet:

fb_acquaintances_2Në fund do të shihni shokët që nuk i keni në listat e gjeneruara automatikisht në Facebook.

fb_acquaintances_3Pasi të keni përfunduar (ju mund të keni më pak ose më shumë se sa tre hapa në total), ju do të inkurajoheni ta shpërndani veglën e organizimit të Facebook-ut me shokët tuaj:

fb_acquaintances_4Më tepër sugjerime

Sugjerimet më poshtë janë synuar të bëhen në një bazë të vazhdueshme. Bëni këto kur keni disa minuta të lirë për ta rregulluar llogarinë tuaj në Facebook.

Largoni nga shoqëria shokë të bezdisshëm

Përgjatë viteve, mbase keni shtuar shumë njerëz të ndryshëm në listën e miqve tuaj në Facebook me të cilët më nuk ndërveproni në asgjë. Thjesht largoni nga miqësia.

Shkoni tek faqja e tyre e profilit, tek menyja “Friends” zgjidhni opsionin e fundit. Është një zgjedhje e vështirë por Furnizuesi juaj me Përditësime do të jetë më i mirë.

Mos i ndiqni shokët që nuk mund t’i largoni nga miqësia

Për arsye personale ose profesionale, nganjëherë nuk mund t’i largojmë disa njerëz nga shoqëria. Por kjo nuk domethënë që ata duhet ta bëjnë rrëmujë Furnizuesin tuaj me Përditësime.

Shkoni tek profili i shokut tuaj dhe klikoni butonin “Following” që kthehet në “Follow”. Miku juaj nuk do të marr njoftim që nuk e ndiqni më, kështu që mos u brengosni.

Largoni nga pëlqimi faqet dhe çdo gjë tjetër

Shkoni tek profili juaj, zgjidhni menunë rënëse More dhe zgjidhni Likes. Nga aty, largoni nga pëlqimi çfarëdo që nuk doni të shfaqet në Furnizuesin tuaj me Përditësime.

Sikur shokët, ju mund të bëni edhe largimin nga ndjekja e faqeve, pa pasur nevojë që ta largoni pëlqimin nga to, por këtë gjë nuk ua rekomandojmë ngase faqet ende mund të shfaqin reklama në Furnizuesin tuaj me Përditësime nëse nuk ua keni larguar pëlqimin. Ju po ashtu mund të mos ndiqni njerëz dhe faqe drejtpërdrejt nga Furnizuesin tuaj me Përditësime, nga e njëjta meny rënëse që e përmendëm në fillim.

Fjalë përfundimtare

Sikur çdo algoritëm, ai që e menaxhon Furnizuesin tuaj me Përditësime nuk është i përsosur. Ju mund t’i ndihmoni atij dhe ndonëse ju do të shihni një përmirësim të theksuar, ju me gjasë ende do të shihni përmbajtjet të cilat nuk doni.

Në fund të fundit, asnjë softuer nuk mund ta kuptojë në të vërtet se çfarë dëshiron një person. Ai mund të bëjë hamendësime të edukuara në bazë të asaj që i tregoni, por ai do të bëjë gabime. Edhe nëse nuk do të bënte, ne jemi në vazhdimësi duke ndryshuar, e kështu edhe kush jemi dhe çfarë duam. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>