Ja se si

Ja se si të bëheni zhvillues aplikacionesh

Sep 29 2012
0 Shpërndarje
Ja se si të bëheni zhvillues aplikacionesh

Mesa duket kohët e fundit ka shumë njerëz që kanë ide të reja për aplikacione mobile; aplikacione për të gjetur ushqime, për udhëtime, aplikacione për të gjetur më shumë aplikacione etj etj.

Por, si mund të bëhesh zhvillues aplikacionesh? Sigurisht që nuk është e lehtë, por ka disa këshilla që ju ndihmojnë nëse do t’i hyni kësaj rruge.

Baza e të gjithave është patjetër një diplomë në degën e shkencave kompjuterike. Gjithsesi, ka edhe kurse që mund të ndiqni nëse keni disa njohuri në fushën e mësipërme. Disa aftësi që do t’ju duhen janë dizenjim ndërfaqesh përdoruesi, të jeni të familjarizuar me një sërë gjuhësh programimi (shumë e rëndësishme!) dhe ndoshta edhe disa njohuri mbi biznesin.

Nëse arrini të bëheni një zhvillues i mirë, ju themi se paga në vitin 2011 e një profesioni të tillë ishte rreth 90.000$ në vit.

Më poshtë po ju tregojmë disa hapa që duhet të konsideroni nëse vendosni të hyni në botën e dizenjimit dhe zhvillimit të aplikacioneve:

HAPI 1: MËSONI

– Përfundimi i një diplome Bachelor në degën e shkencave kompjuterike ose zhvillimit softuerik, ose përfundimi i një specializimi të përafërt me diplomën bachelor në zhvillim aplikacionesh mobile.

– Ndërtimi i njohurive solide duke lexuar apo ndjekur kurse shtesë për të mësuar mbi gjuhët e zhvillimit të aplikacioneve si dhe dizajnit të ndërfaqes së përdoruesit mobile.

– Megjithatë mos harroni: në industri, njerëzit interesohen më tepër në çfarë keni bërë dhe çfarë mund të bëni, se sa çfarë shkolle keni mbaruar.

HAPI 2: ÇERTIFIKOHUNI

– Aktualisht, nuk ka ndonjë stadard çertifikimi për zhvillimin e aplikacioneve mobile. Megjithatë, disa kompani kërkojnë çertifikim shtesë dhe trajnime përveç shkollës.

– Disa çertifikime mbi zhvillimin e aplikacioneve mobile përfshijnë: Mobile Development Institute (MDI) ofron çertifikimin e zhvilluesit. CompTIA dhe viaForensics ofrojnë Secure Mobile App Developer Certification, që lidhet pra me sigurinë e aplikacioneve. Në programim, ekziston për Java 2 Platform, Sun Certified Mobile Application Developer.

HAPI 3: REALIZONI

– Rruga më e mirë për të hyrë në botën e aplikacioneve mobile është të shkruani vetë një të tillë.

– Për këtë ju ndihmon iOS Developer Program nga Apple, duke ju mundësuar të zhvilloni, të testoni dhe të shpërndani një aplikacion.

– Një program tjetër është AppUp Developer Program nga Intel. Ju ndihmon jo vetëm t’i krijoni, por edhe t’i shisni aplikacionet tuaja.

4 aftësi që mund t’ju duhet të keni:

1. Dizajn për ndërfaqe përdoruesi mobile.

2. Njohuri mbi menaxhimin e bazave të të dhënave, shpërdarjen e kujtesës, sigurisë dhe ndërveprimit të harduerit.

3. Të dini disa gjuhë programimi, si: ato klasiket të orientimit ndaj objekteve (Java, C++); API për mobile (Apple iOS, Android, Windows Mobile); gjuhë të zhvillimit në ueb (HTML, HTML5); suita për cross-platform mobile (Antenna, AMP).

4. Largpamësi maksimale; duhet të arrini të ndërtoni një aplikacion që të renditet në top 100 e kategorisë së saj në një dyqan të caktuar.

Diploma dhe çertifikata në zhvillimin e aplikacioneve mobile në SHBA:

– Walden University: Bachelor of Science në teknologji informacioni me përqendrim në zhvillimin e aplikacioneve ueb dhe mobile.

– Bryant & Stratton College Online: AOS në teknologji informacioni me përqendrim në zhvillimin e aplikacioneve mobile.

– San Diego State University: çertifikatë e avancuar në zhvillimin e aplikacioneve ueb dhe mobile.

– Full Sail University: Bachelor of Science në zhvillim mobile.

– Rasmussen College: AS në zhvillim aplikacionesh softuerike me përqendrim në ato mobile.

Aplikacionet më popullore janë ato të fushave:

Lojra

Moti

Rrjete sociale

Harta/navigim/kërkim

Muzikë

Të ardhurat nga kjo fushë ka qenë 5.2 miliardë $ në 2010-n dhe parashikohet 51.7 miliardë $ në 2016.

Së fundmi, ju themi se zhvillimi i aplikacioneve mobile është një fushë që premton shumë në të ardhmen. Shkarkimet e këtyre aplikacioneve po rriten gjithmonë e më tepër:

2.1 miliardë në 2008

8.2 miliardë në 2010

31 miliardë në 2011

66 miliardë në 2016 (parashikohet). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>