Harduer

Ja se si të bëni çdo pajisje pa kabllo

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
Ja se si të bëni çdo pajisje pa kabllo

Kabllot e pajisjeve elektronike shkaktojnë bezdisje në pjesën më të madhe të kohës; ndonjëherë janë shumë të gjatë e ndonjëherë shumë të shkurtër. Por më në fund dikujt i shkoi në mendje se si të bëjë që çdo pajisje elektronike të punojë pa kabllo.

Zgjidhja është EarTop Flow, një pajisje e vogël që punon me Bluetooth. Ajo funksionon me çdo kabllo që ka një hyrje prej 3.5 mm. Kjo është madhësia standarde e pajisjeve audio dhe smartfonëve në ditët e sotme. Psh. ajo mund t’i vendoset kufjeve të celularit – iPodit, sistemit audio të makinës etj. Bateria zgjatë 12 orë. Pajisja ka edhe një sistem për eliminimin e zhurmave kur e përdorni për të transmetuar të dhëna përmes mikrofonit.

EarTop Flow do të shitet për 79.99 dollarë në treg por nëse blihet paraprakisht që tani çmimi është 59.99 dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>