Ja se si

Ja se si të bëni foto më të bukura në zyrë

Dec 22 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të bëni foto më të bukura në zyrë

Të bësh foto të bukura në zyrë mund të jetë shpeshherë sfiduese dhe sidomos në rastet kur po organizohet ndonjë festë apo ditëlindje, dritat fluoreshente apo qilimi me ngjyrë bezhë mund të duken shumë keq në foto.

Në këtë artikull do t’ju japim disa këshilla se si mund të bëni foto më të bukura në zyra, duke marrë parasysh atë ndriçimin e tmerrshëm në to. Pavarësisht se dritat fluoreshente mund të dalin shumë keq në foto, mënyra më e mirë për t’i bërë ato të duken mirë është të dish se kur t’i bësh fotot në varësi të orës.

Nëse mundeni, bëni foto kur njerëzve t’u bjerë drita drejt tyre. Mos i bëni fotot kur drita ndodhet pas subjektit, pasi kamera do të ekspozojë dritën ndërsa subjekti do të mbetet në hije.

Nëse po organizohet ndonjë party gjatë ditës (uhh), pozicionohuni mes dritareve dhe subjektit. Drita natyrale është më e mirë se ato të zyrave. Meqë ra fjala tek dritat e zyrës, kujdes nga ato fluoreshente. Janë skandaloze për fotografi dhe i bëjnë njerëzit të ngjajnë si vampirë. Evitoni fotot portret me këtë lloj ndriçimi vetëm nëse dëshironi të bëni foto qesharake.

Blici i smartfonit mund t’ju ndihmojë të plotësoni hendekun e errësirës nëse jeni në një ambient të ndriçuar pak.

Por, qëndroni të paktën 1.3 metra larg për t’i dhënë mundësi dritës të shpërndahet disi dhe jo të përqendrohet vetëm tek subjekti. Me këto këshilla duhet të keni krijuar një ide të gjërave që duhet të evitoni dhe të atyre që duhet të bëni gjatë këtyre festave. (PCWorld Albanian)

foto

Lajmet e fundit>