Lajmet

Ja se si të bëni “screenshots” në telefonin tuaj Android

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të bëni “screenshots” në telefonin tuaj Android

Duke qenë se Android është një sistem që gjendet tashmë në shumë modele të ndryshme telefonësh, është e logjikshme që njerëzit të ngatërrohen lidhur me përdorimin e mënyrave të realizimit të gjërave.

Një prej tyre është kapja e “screenshots”, pra ruajtja e pamjes së ekranit në një moment të caktuar. Më poshtë ju paraqesim disa mënyra për të bërë “screenshots” në një Android:

Nëse keni versionin Ice Cream Sandwich (4.0) apo më lart

Shtypni butonin e uljes së zërit (volumit) dhe butonin Power, të dyja në të njëjtën kohë. Mbajini të shtypura për një sekondë dhe menjëherë telefoni do të bëjë “screenshot-in”.

Më pas shkoni tek Galeria për ta parë atë (për ju që përdorni Samsung Galaxy S3, mjafton të kaloni pëllëmbën e dorës mbi ekran, në pozicion vertikal dhe telefoni do të bëjë menjëherë një screenshot).

Nëse keni versionin Android 2.3 dhe më poshtë

Fatkeqësisht, Android 2.3 dhe versionet më të vjetra nuk e suportojnë “screenshots”. Megjithatë, disa pajisje (si për shembull pjesa më e madhe e Samsung-ve) e kanë këtë karakteristikë.

Gjithsesi, mos harroni se varet gjithmonë nga telefoni. Për shembull, në shumë telefonë Samsung, shtypni butonin Home dhe ate Power në të njëjtën kohë.

Nëse telefoni juaj nuk i suporton vetë “screenshots”, do t’ju duhet të instaloni aplikacione të jashtme. Një prej tyre është edhe No Root Screenshot It. (PCWorld Albanian)

scren shot

Lajmet e fundit>