Ja se si

Ja se si të ç’aktivizoni krijimin automatik të kontakteve në Gmail

Feb 9 2015
0 Shpërndarje
Ja se si të ç’aktivizoni krijimin automatik të kontakteve në Gmail

gmailcontactsAplikacioni i postës elektronike Gmail, është krijuar në mënyrë të tillë që të krijojë një kontakt të ri për çdo e-mail që ju dërgoni. Për shumicën e përdoruesve zakonisht kjo është diçka tepër bezdisëse dhe jo funksionale. Nëse ju e përdorni shumë e-mailin tuaj ka të ngjarë që lista e kontakteve të mbushet plot e përplot me të panjohur. Por fatmirësisht ka një mënyrë të thjeshtë për ta evituar gjithë këtë. Ne po ju mësojmë se si ta bëni këtë me disa hapa të lehtë:

* Hapni Gmail nga shfletuesi juaj dhe selektoni menunë ‘Mail Settings’ në pjesën e sipërme të anës së djathtë.

* Në panelin General Tab, vizitoni opsionin “Create Contacts for auto-complete” dhe zgjidhni nëse doni që Gmail të shtojë kontaktet automatikisht apo ti shtoni vet ju ato.

* Klikoni Save në krye të dritares dhe kjo ishte e gjitha.

Tanimë ju mund ti dërgoni email çdokujt pa u shqetësuar se lista juaj e kontakteve do të shumëfishohet. Nëse kërkoni një adresë specifike mund të kërkoni direkt në hapsirën Sent Mail ose në opsionin Search Mail. (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>