Lajmet

Ja se si të fshihni njoftimet në Outlook 2013

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të fshihni njoftimet në Outlook 2013

outlook 2013Me siguri nuk keni dëshirë që gjatë punës suaj në kompjuter të bezdiseni me njoftimet e ndryshme që mund të paraqiten për shkak të ardhjes së ndonjë e-maili, apo për shkak të ndonjë gjëje që e keni përfshirë në kalendarin tuaj në Outlook 2013.

Për këtë, ne në këtë artikull ju tregojmë se si të mos i vëreni këto njoftime nganjëherë edhe bezdisëse, apo thjesht shpërqendruese dhe penguese në rrjedhën normale të ecurisë së punës.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të hapni Outlook-un dhe të shkoni tek File. Pastaj shkoni tek seksioni i opsioneve duke e zgjedhur atë nga panoja në anën e majtë.

Nga atje zgjidhni Mail.

Më pas duhet të shkoni poshtë tek seksioni i mbërritjes së porosive (ang. Message arrival) dhe të largoni përzgjedhjen nga kutia e opsionit Display a Desktop Alert.

Kjo ishte e tëra që duhej të bënit. Tani mund të vazhdoni të punoni dhe të mos pengoheni nga njoftimet e ndryshme, por që këto njoftime t’i lexoni kur të keni mbaruar së punuari. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>