Blog

Ja se si të fshihni statusin tuaj aktiv në Instagram

Aug 6 2018
0 Shpërndarje
Një pikë e gjelbër tregon se sa kohë ka kaluar që kur profili ka qenë aktiv, si "Aktiv 2 orë më parë" ose "Aktiv 5 minuta më parë", dhe pika e gjelbër shfaqet pranë fotove të profilit kur përdoruesit janë aktivë. Ja se si të fshihni statusin tuaj aktiv në Instagram

Më herët këtë vit, Instagram shtoi etiketat e Aktivitetit, duke u lejuar ndjekësve dhe njerëzve me të cilët keni shkëmbyer mesazhe, të  shohin herën e fundit që keni qenë aktiv në platformën e mediave sociale. Një pikë e gjelbër tregon se sa kohë ka kaluar që kur profili ka qenë aktiv, si “Aktiv 2 orë më parë” ose “Aktiv 5 minuta më parë”, dhe pika e gjelbër shfaqet pranë fotove të profilit kur përdoruesit janë aktivë.

Profilet e biznesit, në veçanti, mund të përfitojnë nga një monitorues aktiviteti që tregon se ata janë të gatshëm të bisedojnë me klientët potencialë që kanë pyetje. Ju gjithashtu mund të dëshironi që miqtë ose ndjekësit tuaj të dinë se jeni aktiv në kohë të caktuara të ditës, në mënyrë që ata të dinë se kur duhet të presin postime të reja, ose kështu ata e dinë se mund të bisedojnë me ju. Por për shumë të tjerë, kjo nuk duket aspak si një gjë e mirë. Ata nuk duan të tregojnë kur janë aktivë në Instagram, pasi kjo cënon privatësinë e tyre. Për fat të mirë, mund ta fikni funksionin.

Çaktivizimi i statusit të aktivitetit tuaj

Hapi 1: Drejtohuni tek  ikona e profilit tuaj. Këtë mund ta gjeni në këndin e poshtëm, djathtas dritares tuaj Instagram. Zgjidheni atë.

Hapi 2: Tani do të jeni në faqen tuaj të profilit, ku mund të shihni statistikat themelore rreth profilit tuaj në Instagram. Shkoni në skajin e sipërm në të djathtë të ekranit për të zgjedhur Cilësimet. Në telefonat Android, duket si tre pika vertikale ndërsa në iOS, është një ikonë e ingranazhit.

Hapi 3: Shkoni poshtë derisa të gjeni seksionin e Privatësisë dhe Sigurisë. Aty, zgjidhni opsionin që thotë Statusi i Aktivitetit. Kjo do të tregojë një nyjë  të etiketuar “Shfaq statusin e aktivitetit”. Në parim, kjo zakonisht është e aktivizuar. Rrëshqiteni për ta fikur dhe në këtë mënyrë ju realizoni fikjen e statusit aktiv.

Shënime të rëndësishme

Pas këtij veprimi ju duhet të dini se statusi i aktivitetit tuaj kurrë nuk do të shfaqet tek askush tjetër në Instagram. Por kjo do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të shihni statusin e aktivitetit të askujt tjetër, kështu që ju jeni gjithashtu duke e ndaluar veten me këtë ndryshim.

Nëse ju dëshironi të shihni statusin e një profili tjetër, ju mund ta aktivizoni sërish atë me të njëjtat hapa duke bërë funksionin aktiv. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>