Ja se si

Ja se si të gjeni “çelësat” e programeve që i keni instaluar

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të gjeni “çelësat” e programeve që i keni instaluar

Magical Jelly BeanWindows/OS X: A keni pasur nevojë ndonjëherë që ta instaloni sërish një program, por nuk keni mundër ta gjenit “çelësin” e produktit tuaj? Nëse e keni instaluar në ndonjërin nga PC-të e juaj (ose në ndonjë disk të vjetër), Magical Jelly Bean KeyFinder mund të zbulojë “çelësin” e produktit për ju.

Le të supozojnë se duhej të instaloni sërish Windows-in në ndonjërin nga PC-të e juaj, por që nuk e keni “çelësin” e produktit. E tëra që do të duhej të bënit është të vendosni diskun në një kompjuter tjetër dhe ta përdorni Magical Jelly Bean KeyFinder.

Vetvetiu, ai do të kërkojë për “çelësa” në PC-në tuaj, por nëse keni një disk të vjetër, ju thjesht mund të shkoni në Tools > Load Hive dhe të tregoni për diskun tjetër të fortë. Brenda pak minutave mund të shihni “çelësin” e produktit, të gatshëm për ta përdorur në instalimin e ri.

Ky program gjen “çelësa” për programet që tashmë i keni instaluar dhe regjistruar në softuerin tuaj. Nuk është “keygen” dhe as që ju ofron ndonjë formë të gjetjes së kodit zhbllokues të ndonjë programi të cilin nuk e keni blerë.

Është njëri nga ata programet për të cilin shpresoni që të mos keni nevojë shpesh për të, por mund të ju hyjë në punë kur mbeteni pa ndonjë zgjidhje tjetër.

Programi për Windows është falas për përdorim bazik, por nëse dëshironi disa veçori më të avancuara, Recover Keys që kushton 25 dollarë mund të ju hyjë në punë. Në fakt, mund të shihni këtu disa gjetës pa pagesë të çelësave të produkteve për të parë nëse ata e zgjidhin problemin tuaj.

Klikoni për të shkuar tek faqja e Magical Jelly Bean KeyFinder. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>