Ja se si

Ja se si të gjeni linqet që po shpërndahen më tepër në Facebook dhe Twitter

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të gjeni linqet që po shpërndahen më tepër në Facebook dhe Twitter

DAD URLSDëshironi të dini se cilat janë linqet që po bëjnë xhiron e botës në Facebook dhe Twitter, pra, ato që po shpërndahen më shumë? Vendi i duhur është Rad URL.

Ai është një aplikacion uebi në të cilin mund të shihni një listë me 100 linqet më trendy të momentit në dy rrjetet sociale.

Linqet mund t’i rendisni në bazë të numrit të shpërndarjeve në Facebook apo Twitter, në mënyrë të ndarë nga njëri-tjetri. Ose, mund të përdorni algoritmin e kombinuar i cili shfaq në total numrin e shpërndarjeve në të dyja rrjetet. Nuk ka ndonjë detaj se si funksionon aplikacioni deri tani.

Secili link ka nje titull kryesor së bashku me uebfaqen ku ndodhet. Nëse vendosni mouse-in sipër linkut do të shihni një dritare të vogël që ju tregon paraprakisht se çfarë përmban ai.

Aplikacioni funksionon mjaft mirë. Përditësohet çdo 15 minuta por ndryshimet më të mëdha përsa i përket linqeve mund të vihen re orë pas ore. Është një aplikacion mjaft interesant për të gjetur gjërat më popullore në internet për momentin.

Rad URLs (PCWord Albanian)

Lajmet e fundit>