Ja se si

Ja se si të instaloni manualisht shtojcat për Chrome

Jun 1 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të instaloni manualisht shtojcat për Chrome

install-chrome-extensions-manuallyDyqani i aplikacioneve për Chrome mund të mos ketë gjithmonë shtojcat që mund të ju duhen. Në të kaluarën, ju me lehtësi mund ta instaloni një shtojcë nga një uebfaqe e palës së tretë dhe çdo gjë punonte siç duhet sikur të ishit duke e bërë instalimin nga kanali zyrtar. Fatkeqësisht, kjo krijonte shumë mundësi për zhvilluesit e shtojcave keqdashëse që të merrnin përparësi për përdoruesit që nuk dyshonin. Si rezultat i kësaj, Google vendosi që të analizojë më mirë shtojcat e vendosura në dyqanin e vet të aplikacioneve dhe po ashtu të ndryshonte procesin për instalimin e shtojcave të palës së tretë.

Përpara se të ndiqni hapat e mëposhtëm, sigurohuni që jeni duke përdorur versionin më të fundit të shfletuesit Chrome. Klikoni butonin që e ka pamjen e tre rreshtave në këndin e djathtë sipër dhe zgjidhni Help. Nëse ju duhet ta bëni përditësimin, Chrome automatikisht do ta bëjë këtë gjë dhe më pas do të ju pyes që ta rihapni shfletuesin.

Hapi 1: Shkarkoni skedarin *.CRX (Chrome extension) nga uebfaqja e palës së tretë. Një dritare do të paraqitet poshtë në Chrome që ju pyet për të Vazhduar apo për ta Anuluar shkarkimin. Shtypni Continue. Nuk do të ju kërkohet që ta instaloni atë.

Hapi 2: Klikoni butonin me tre rreshta në këndin e djathtë sipër dhe shkoni tek Tools > Extensions. Shtoni një shenjë përzgjedhëse afër mostrës Developer në pjesën e sipërme të faqes.

Hapi 3: Lokalizoni skedarin *.CRX në kompjuterin tuaj, më pas tërhiqeni dhe vendoseni atë në faqen Extensions. Një dritare e re do të hapet që shfaq lejet që do t’i ketë shtojca dhe do të ju kërkojë që ta konfirmoni instalimin. Klikoni Add për ta përfunduar instalimin.

Tani do të jeni në gjendje që të instaloni shtojcat që nuk janë të vendosura në dyqanin e aplikacioneve për Chrome. Sidoqoftë, kini kujdes dhe sigurohuni që i lexoni lejet për çdo shtojcë që doni ta instaloni. Nëse ju duhet ta fshini një shtojcë, ju mund ta bëni këtë gjë duke e klikuar ikonën e shportës që është afër shtojcës përkatëse në faqen Extensions. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>