Ja se si

Ja se si të kontrolloni nëse kredencialet tuaja janë ekspozuar në vjedhjet e të dhënave

Dec 8 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të kontrolloni nëse kredencialet tuaja janë ekspozuar në vjedhjet e të dhënave

hackers_security_password-100004008-galleryNjë uebfaqe e re u mundëson përdoruesve të kontrollojnë nëse emrat e përdoruesve të tyre dhe fjalëkalimet janë zbuluar në ndonjë vjedhje të madhe të dhënash gjatë viteve të fundit.

Faqja haveibënpwned.com është krijuar nga një arkitekt softuerik australian, Troy Hunt. Përmes faqes përdoruesit mund të kontrollojnë nëse adresat e e-mail-it të tyre janë ekspozuar në sulme si ato të Adobe Systems këtë vit, Yahoo në 2012-n, Sony dhe Stratfor në 2011 dhe Gawker në 2010.

Sulmi në Adobe u bë publik gjatë muajit tetor dhe konsiderohet si një prej sulmeve më të mëdha, që njihen deri tani, në historinë e tyre. Janë kompromentuar mbi 153 milionë rekorde përdoruesish, përfshi adresa e-mail-i dhe fjalëkalimeve të enkriptuara dobët.

Ka shumë kërkues sigurie të cilët kanë krijuar uebfaqe që i lejojnë përdoruesit të kontrollojnë nëse janë prekur nga thyerja e sigurisë në Adobe, por Hung dëshironte që t’u jepte mundësi atyre të kontrollonin edhe për shërbime të tjera.

Kjo lidhje është e rëndësishme pasi ka shumë njerëz që përdorin të njëjta e-mail-e dhe fjalëkalime në shumë shërbime në internet.

Në vitin 2012, për shembull, Hunt krahasoi rekordet e përdoruesve nga Sony dhe Yahoo, në dy sulmet e bëra ndaj tyre, dhe vuri re se 59% e njerëzve kishin të njëjtat fjalëkalime në të dyja shërbimet.

Edhe ngarkimi i të dhënave në uebfaqe nuk ishte proçes i lehtë pasi bëhej fjalë për mbi 152 milionë rekorde nga Adobe, 860 000 nga Stratfor, 530 000 nga Gawker, 453 000 nga Yahoo dhe 37 000 nga Sony. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>