Ja se si

Ja se si të kontrolloni pajisjet e përdorura të Apple nëse janë të vjedhura

Oct 4 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të kontrolloni pajisjet e përdorura të Apple nëse janë të vjedhura

gsmarena_001Shërbimit Apple iCloud i është shtuar një cilësi e re, e cila ju lejon të kontrolloni pajisjet inteligjente të përdorura të Apple nëse janë të vjedhura apo jo.

Ajo çka ju duhet të bëni është që të shtypni kodin IMEI të pajisjes suaj, i cili zakonisht ndodhet në pjesën e mbrapme të produkteve të Apple ose tek seksioni i konfigurimeve të tyre. Në momentin që ju shkruani kodin IMEI faqja Apple iCloud do t’ju informojë nëse pajisja është aktivizuar nën një tjetër identifikim.

Në qoftë se shkruhet Activation Lock On do të thotë që përdoruesi i Apple e ka aktivizuar pajisjen nëpërmjet profilit të tij iCloud. Në qoftë se ju blini një iPhone të përdorur nga dikush, fillimisht shitësi i saj duhet të ç’kyçet nga pajisja në mënyrë që ju më pas të hapni një profil tuajin.

Në qoftë të se dikush çaktivizon Find My iPhone në një telefon iPhone të vjedhur ose formaton pajisjen, përsëri do të kërkohet identifikimi (profili) origjinal që është përdorur për herë të parë në këtë pajisje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>