Lajmet

Ja se si të kontrolloni se çfarë ndodh me PC-në tuaj kur nuk jeni duke punuar në të

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të kontrolloni se çfarë ndodh me PC-në tuaj kur nuk jeni duke punuar në të

PCWindows është një sistem operativ i cili, për arsye sigurie dhe kursim energjie, mund të fiket në mënyra të ndryshme për sa kohë nuk janë prekur mouse dhe tastiera për një periudhë të caktuar kohe.

Më poshtë do t’ju paraqesim tre mënyra për të pezulluar sistemin. Të gjitha, ju kërkojnë automatikisht të vendosni kodin për të rimarrë aksesin.

Kyçja

Në momentin që Windows është i kyçur, nuk fiket, pra vazhdon të konsumojë energji edhe pse nuk po përdoret. Mund ta vendosni Windows-in që të kyçet automatikisht në kutinë dialoguese të Screen Saver. Në Windows 7, klikoni Start, shkruani screen saver, dhe zgjidhni Change screen saver. Në Windows 8 Home screen, shkruani screen saver, klikoni ose prekni Settings, dhe zgjidhni Change screen saver.

Për ta kyçur automatikisht ekranin, zgjidhni opsionin On resume dhe vendosni opsionin Wait në minutat që dëshironi.

Lock

Në gjumë (sleep)

Kur është në gjende gjumi, Windows pezullon aktivitetin dhe kalon në një gjendje ku konsumon shumë pak energji. Në momentin që shtypni butonin “Power”, ai rindrizet dhe ju kërkon fjalëkalimin.

Për ta aktivizuar këtë gjë në Windows 7, klikoni Start, shkruani sleep, dhe zgjidhni Change when the computer sleeps. Në Windows 8 Start screen, shkruani sleep, klikoni ose prekni Settings, më pas Change when the computer sleeps.

Nëse jeni në laptop, keni dy opsione të ndyrshme: On Battery dhe Plugged In. Tek e para mund të zgjidhni opsionet kur laptopi po punon me bateri, ndërsa tek e dyta kur ai është në prizë.

Sleep

Gjumi letargjik (hibernation)

Fizikisht, një PC në gjendje letargjike është njësoj si një PC i fikur, pra, nuk përdor fare energji. Windows kopjon gjithçka të RAM-it në hard drive dhe më pas fiket totalisht. Kur e rindizni, gjithçka rikthehet në RAM dhe PC-ja zgjohet.

Për të zgjedhur opsionet e gjumit letargjik, mund t’ju duhet pak më shumë punë. Në të njëjtin vend ku vendosët opsionet e Sleep, klikoni linkun Change Advanced power settings . në kutinë dialoguese që shfaqet, zgjeroni seksionin e Sleep , dhe më pas atë të Hibernate after, ku mund të vendosni minutat.

Nuk jeni të kufizuar të zgjdhni mes tre opsioneve që ju shfaqëm, por mund të bëni një kombinim të tyre. Për shembull, mund ta vendosni Windows-in të kyçet pas pesë minutash, të shkojë në gjumë pas 20 dhe më pas në gjumë letargji pas 120. (PCWorld Albanian)

Hibernation

Tags >

pc
Lajmet e fundit>