Ja se si

Ja se si të krijoni një animim GIF

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të krijoni një animim GIF

670px-Create-an-Animated-GIF-Step-1Bullet1Një animim GIF është një ndër format më të thjeshta të animimit. Ajo mund të krijohet duke bashkuar një sekuencë imazhesh të së njëjtës përmasë bashkë me informacionin se sa kohë duhet të shfaqet njëra para se të vijë fotoja e radhës. Mundësitë se si mund të bëhet diçka e tillë nuk janë të pakta e më poshtë po japim një nga to duke përdorur GIMP, një program me burim të hapur për editim imazhesh.

1. Shkarkoni GIMP. Nëse e keni GIMP në kompjuterin tuaj, thjesht hapeni programin dhe kaloni në pikën e radhës. Për përdoruesit që nuk e kanë GIMP (GNU Image Manipulation Program), ai mund të shkarkohet në www.gimp.org.

2. Krijimi i serisë së imazheve mund të bëhet nëpërmjet shtresave të cilat i dublikoni. Për shembull, nëse do të bëjmë animimin e fjalës “animation”, fillimisht krijojmë shtresën për “a” dhe pastaj e dublikojmë shtresën, ku në të dytën vendosim “an” e kështu me radhë, siç tregohet në figurë.

3. Ndër opsionet e tjera, mund edhe të aktivizoni një filtër optimizimi. Kjo bën të mundur krijimin e një kopjeje që të mund ta editioni më thjesht. Mund të shkoni si në figurë në Filters -> Animation -> Optimize. Pjesën tjetër të punës, mira është ta vazhdoni në kopjen e krijuar.

4. Për të parë se si po avanconi, mund të shkoni në Filters -> Animation -> Playback.

5. Për të rregulluar kohën, duhet të shkoni në menunë e dialogut të shtresës. Klikoni me të djathtën në secilën shtresë, zgjidhni “Edit Layer Attributes” për të ndryshuar emrin e shtresës. Pas emrit, shtypni “XXXXms” ku ato 4 X përfaqësojnë numrin e milisekondave për secilën shtresë. Zakonisht, animimet GIF janë 100 milisekonda, por sa më shumë të jetë koha, aq më e madhe është hapësira që zë animimi në memorie.

6. Herë pas here ruajeni materialin që jeni duke punuar. Nëse programi ju jep lajmërimin që nuk mund të ruajë shtresat, atëherë do të zgjidhni një opsion tjetër. Klikoni Save as animation -> Export. Nga këtu, mund të ndryshoni edhe disa opsione të tjera, si përsëritja e imazhit, vonesa të tjera ndërmjet shtresave, etj.

7. Zgjidhni ku doni ta ruani animimin tuaj dhe me kaq mbaroi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>