Lajmet

Ja se si të ktheni “menaxherin” e vjetër të shkarkimeve në Firefox

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të ktheni “menaxherin” e vjetër të shkarkimeve në Firefox

Nëse jeni përdorues i shfletuesit Firefox, mbase mund të keni vërejtur disa ndryshime që kanë ndodhur me ardhjen e përditësimit të ri, i cili me siguri që ju ka ardhur automatikisht, duke iu ofruar versionin 20 të këtij shfletuesi.

Në mesin e risive të përfshira në këtë version, është edhe “Menaxheri i ri i Shkarkimeve”, që për dikë mund të duket më i mirë se i kaluari, por mbase jo çdokush pas një kohe që është mësuar me disa opsione pëlqen që të fillojë të mësojë sërish nga e para për veçoritë e reja, për arsye të ndryshme, e që në mesin e tyre mund të jetë edhe mungesa e kohës së mjaftueshme, për t’ia kushtuar të adaptuarit me veçoritë e reja.

Ajo që është e re në këtë shfletues është që në këndin e djathtë të shiritit të kërkimit, së bashku me butonin Home (nëse deri më tani nuk e keni lëvizur), do të shihni një buton të ri për shkarkime.

Kur ju filloni të bëni shkarkimin e një skedari nga interneti, butoni ndryshon në një matës të progresit, duke iu paraqitur edhe kohën e mbetur deri në përfundim të shkarkimit, veçori kjo e cila tek shfletuesi Chrome ka kohë që ndodhet.

Më parë, nëse i shtypnit tastet, Ctrl+J për të parë menaxherin e shkarkimeve në Firefox, që është ende si urdhër i shkurtër për Firefox – përveç që tani menaxheri i shkarkimeve, është pjesë e Librarisë, si pjesë e historisë, etiketave dhe bookmark-ve në shfletuesin tuaj.

Edhe një herë po e cekim, kjo gjë mund të jetë e pëlqyeshme nga ndonjë përdorues, por për ata që nuk janë të kënaqur më poshtë mund ta gjejnë zgjidhjen.

1. Hapni një tab të ri.

2. Shkruani about:config, pastaj shtypni Enter.

3. Shkruani këtë në fushën e kërkimit: browser.download.useToolkitUI

4. Në fushën për vlerë (ang. Value), klikoni me të djathtën mbi false dhe pastaj klikoni Toggle. Kjo do t’ia ndërrojë vlerën në “true”.

5. Rifillioni Firefoxin.

Tani, kur shtypni atë buton të shkarkimit ose shtypni Ctrl+J, do të merrni menaxherin e kaluar të shkarkimeve. Dhe nëse ndërroni mendim, pra vendosni që të përdorni sërish versionin e ri të menaxherit të shkarkimeve, atëherë thjesht përsëriteni procesin e mësipërm. (PCWorld Albanian)

mozilla firefox 1

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>