Ja se si

Ja se si të merrni informacione pa pagesë nga kontaktet e shkallës së tretë në LinkedIn

May 21 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të merrni informacione pa pagesë nga kontaktet e shkallës së tretë në LinkedIn

jpunivp0ebscotyu1nggLinkedIn është një mënyrë e shkëlqyer për të zgjeruar rrjetin tuaj ose për të gjetur njerëz të rëndësishëm në një kompani. Sidoqoftë, nëse nuk e keni një kontakt të përbashkët me dikë në LinkedIn, ju nuk mund të shikoni informacionet e plota rreth atij personi. Dhe ja se çfarë mund të bëni për të tejkaluar kufizimet e tilla pa pasur nevojë që të paguani për LinkedIn Premium.

Së pari, gjeni sa më tepër gjëra rreth personit që jeni duke dashur të kërkoni (për shembull pozita e tyre në punë dhe punëdhënësin), kur të qaseni në LinkedIn. Përdorni një shfletues tjetër të uebit, kërkoni për këtë person në Google, duke përdorur informacionet e ofruara nga LinkedIn. Shpesh, profili i plotë publik nga LinkedIn do të shfaqet në rezultatet e kërkimit në Google në vend se të shfaqet profili i kufizuar për një anëtar që nuk bën pagesë në LinkedIn.

Ky truk mund të pamundësohet në të ardhmen nga LinkedIn dhe punon vetëm me profilet publike, kështu që kjo mundësi mund të mos jetë më e mundshme të përdoret dikur në ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>