Lajmet

Ja se si të ndalni automatikisht videot në YouTube kur përdorni Firefox

May 31 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të ndalni automatikisht videot në YouTube kur përdorni Firefox

Shpesh herë mund të ndodhë që gjatë kohës që jeni duke parë një video në YouTube mund t’ju duhet të hapni një faqe tjetër në shfletuesin tuaj për të kërkuar diçka që sapo e keni parë ose dëgjuar, por në këtë rast videoja do të shërbejë si shpërqendrim.

Megjithatë në rast se jeni një përdorues i shfletuesit Mozilla ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë.

Mjafton të instaloni funksionalitetin (Extension) YouTube Smart Pause për të ndalur automatikisht videot kur ju largoheni nga faqja e YouTube ose kur Firefox shndërrohet në një dritare aktive.

Instalimi i këtij funksionaliteti është shumë i thjeshtë po kështu edhe konfigurimi i tij. Për këtë të fundit mjafton që të klikoni tek butoni Options që ndodhet në krah të YouTube Smart Pause.

Instalimi i këtij funksionaliteti nuk do të thotë që ky proces do të ndodhë sa herë që ju ndërroni faqen ose dritaren pasi sigurisht që ekziston edhe mënyra e çaktivizimit. Për këtë mund të përdoren komandat e thjeshta nga tastiera: Ctrl + Alt + Y për sistemin Windows ose Command + Option + Y për OS X.

Në përgjithësi ky funksionalitet është i dobishëm për personat që duhet të kryejnë shpesh kërkime. (PCWorld Albanian)

YouTube

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>