Ja se si

Ja se si të ndalni paraqitjen automatike të fotografive në Gmail

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të ndalni paraqitjen automatike të fotografive në Gmail

Gmail së fundi paraqiti një ndryshim në mënyrën se si i paraqet fotografitë vetvetiu në e-mail.

Ju duhej të pyeteshit që të shihni fotografitë me të cilat vinin mesazhet duke klikuar lidhjet “Display images below” ose “Always display images from (adresa)” në pjesën e sipërme të secilës porosi. Tani, të gjitha fotografitë në postë tuaj elektronike do të hapen automatikisht.

Google është duke e paraqitur sigurinë e përmirësuar të kësaj mënyrë të kryerjes së gjërave, parimisht për shkak se të gjitha fotografitë e vendosura tani do të ruhen në serverët e ndërmarrjes.

Kjo nënkupton që kurdo që ato hapen, vetëm Google do të jetë në gjendje të shohë IP adresën tuaj dhe hollësitë e pajisjes, jo ndonjë person tjetër që merret me spam. Kjo nënkupton po ashtu që Google është tani duke kopjuar çdo fotografi të dërguar përgjatë Gmail-it në serverët e vet.

Disa thonë që kjo qasje e re do të ju ndihmojë që të rrini të pagjurmuar nga personat që merren me marketing. Të tjerët thonë që do t’iu mundësohet personave që merren me marketing që të ndjekin shprehitë e juaja edhe me më tepër efikasitet, në disa raste duke ua bërë atyre me dije se kur keni hapur dhe lexuar porositë e tyre.

Sido që të jetë, janë disa përfitime të qarta nga rruga e vjetër e përzgjedhjes për të shikuar porositë. Ju mund të vendosni se çfarë të hapni sipas rastit dhe kjo do t’iu mundësojë që ta hapni inboxin tuaj më shpejt. Nuk do t’i mbajë të gjitha ato fotografi larg serverëve të Google. Kjo thjesht do t’i fshehë vetvetiu ato.

Për të kthyer mënyrën e vjetër, vetëm hapeni versionin për shfletues të uebit të Gmail dhe ndiqni hapat në vijim:

1. Klikoni në ikonën Gear dhe zgjidhni “Settings” nga menuja rënëse. 2. Në tabin “General”, shkoni poshtë tek “External content”. 3. Klikoni butonin radio afër “Ask before displaying external content”. (PCWorld Albanian)

gmail

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>