Ja se si

Ja se si të ndaloni rrotullimin automatik të ekranit në Android

Oct 15 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të ndaloni rrotullimin automatik të ekranit në Android

screen_rotation-100509572-largeAq fantastikë sa janë, smartfonët vijnë së bashku me një mori të tërë cilësimesh të bezdisshme për disa individë. Një nga ato momentet më acaruese është kur jemi në mesin e një diçkaje dhe e anojmë telefonin më shumë sesa duhet dhe detyrimisht ai kalon në modalitetin e panoramës nga modaliteti i portretit të ekranit duke e rrotulluar. Sigurisht Android-i ka një cilësim për ta ndaluar këtë që të ndodh, por nuk është në vendndodhjen më të volitshme.

E para, gjeni aplikacionin e Settings (Cilësimet) dhe hapeni. Më pas, klikoni mbi Display (ekrani) nën seksionin Device (pajisja) dhe më pas largoni shenjën e verifikimit ngjitur me opsionin Auto-totate screen (rrotullimi automatik i ekranit). Për ta rikthyer funksionalitetin mjafton të ndiqni të njëjtën procedure duke e aktivizuar këtë herë. Për fat jo të mirë, versioni Stock i Android nuk ofron mënyrë tjetër për të larguar këtë veçori dhe nuk ka ndonjë shkurtesë të disponueshme nga paneli i njoftimeve.

Nëse po përdorni një telefon nga LG-ja, Samsung ose HTC ju do e keni më të lehtë të aksesoni cilësimet e veçorisë së rrotullimit automatik të ekranit nga qendra e njoftimeve. Dhe sigurisht ka një mori instrumentesh në Google Play Store që ju bëjnë të mundur të aksesoni cilësimet e kësaj veçorie nga ekrani. Është paksa e bezdisshme po që shpresojmë që Google të sjellë sa më shpejtë akses më të lehtë në këtë veçori në versionet e ardhshme Android. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>