Ja se si

Ja se si të ndryshoni përdoruesit në Windows 8

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të ndryshoni përdoruesit në Windows 8

1205-primary-100129046-largeNëse e ndani kompjuterin tuaj edhe me një person tjetër, e dini se sa i rëndësishëm dhe sa i shpejtë është proçesi i kalimit nga një llogari në tjetrën (log off).

Por, në Windows 8, ky opsion nuk gjendet atje ku mund të presin ta gjejnë përdoruesit e Windows-it.

Sigurisht, për përdoruesit e rinj, Microsoft-i po i lehtëson gjërat, por ata të vjetrit e kanë pak të vështirë për t’u adaptuar me ndryshimet e reja. Tashmë, “Log Off” mban emrin “Sign Off.”

Nuk ekziston më opsioni “Switch User”, por ky opsion nuk është e nevojshme të jetë prezent pasi emrat e përdoruesve gjenden po atje për t’u zgjedhur direkt. Gjithashtu, në vend që të jenë në seksioni “Power”, ato gjenden në ikonën e përdoruesit.

Atje do të gjeni emrin dhe mbase dhe foton tuaj. Bëhet fjalë për seksionin që ndodhet në cepin e djathtë lart të ekranit Start.

Klikojeni ose prekeni. Nëse ka llogari të tjera përdoruesish në kompjuterin tuaj, atëherë mund të zgjidhni një prej tyre dhe të bëni kalimin. Ashtu si edhe me versionet e vjetra, llogaria juaj ekzistuese do të vazhdojë të mbetet e hapur. Kështu mund t’i riktheheni punës atje ku e latë.

Sigurisht, pasi të keni vendosur fjalëkalimin. Për të bërë “log off” plotësisht nga një adresë dhe për të hyrë në një tjetër, klikoni ose prekni emrin ose foton dhe klikoni “Sign out.” Do t’ju kërkohet të hyni në llogari (Sign in) si një tjetër përdorues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>