Lajmet

Ja se si të ndryshoni shkronjat në drajverat tuaj

Jul 5 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të ndryshoni shkronjat në drajverat tuaj

Chage Driver HDDÇdokush e di që germa C është për drajverin kryesor, dhe shkronjat e tjera për pjesët e tjera kompjuterike, por askush nuk e di që nëse ke një llogari administratori mund ti ripërcaktoni këto shkronja.

Ja se si mund ti ndryshoni shkronjat në drajverat e kompjuterit:

Fillimisht, juve ju duhet të keni parametrin e menaxhimit të diskut. Nëse jeni duke përdorur Windows 7, XP apo Vista filloni me Start, klikoni me të djathtën mbi Computer (ose my computer) dhe selektoni Manage.

Në momentin që ju hapet dritarja e menaxhimit të kompjuterit klikoni mbi Disk Management. Kur të jeni në dritaren përkatëse atëherë ju do të shikoni një listë grafike të drajverave dhe ndarjeve të tyre. Sigurohuni që të selektoni drajverin që doni ta ndryshoni. Gjithashtu duhet të sigurohemi që të fiksoni shkronjat dhe nëse e ndryshoni një shkronjë para se ti keni vënë shkronjën që doni, sigurohuni që e keni hequr atë nga pjesa aktuale që e ka.

Ja se si ndryshohet:

1. Klikoni me të djathtën në pjesën që doni të ndryshoni, pastaj selektoni Change Drive Letter and Paths.

Chage Driver HDD1

2. Në dritaren e rezultateve klikoni Change.

3. Në dritaren pasardhëse ndryshojeni sipas dëshirës suaj.

Chage Driver HDD2

Pasi klikoni me OK, një dritare do t’iu paralajmërojë në se ka ndonjë problem, në të kundërt ndryshimi është arritur. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>