Ja se si

Ja se si të ngarkoni skedarë në Dropbox, pa u regjistruar

Sep 5 2010
0 Shpërndarje
Ja se si të ngarkoni skedarë në Dropbox, pa u regjistruar

Por ka një zgjidhje edhe pa u regjistruar dhe ajo zgjidhje quhet AirDropper. Ajo zgjidh një prej problemeve më të mëdha me Dropbox, përkatësisht nuk kërkon më që klientët apo miqtë që dëshirojnë të shkëmbejnë një skedarë me ju, të regjistrohen në kudër të DropBox.

AirDropper ju mundëson të dërgoni një link që ata mund të përdorin për të ngarkuar skedarët drejtpërsëdrejti në Dropbox-in tuaj. Nuk duhet të shkarkoni diçka apo të regjistroheni diku.

AirDropper ju ofron edhe përkrahje të shtuar për dërgim të skedarëve të shumtë në të njëjtën kohë, gjë që e bënë atë edhe një milion herë më të dobishëm.

E vetmja gjë negative që mund të cilësohet për këtë aplikacion, mund të quhet dosja e veçantë që ai krijon kur ju lidheni me llogarinë tuaj në Dropbox, në vend se t’ju lejojë që të specifikoni dosjen. Do të ishte mirë po të kishit kontroll mbi vendin e ngarkimit, në vend se të merrini më vonë me rrëmujën e skedarëve në veçanti nëse keni shumë klientë që ngarkojnë skedarë në llogarinë tuaj.

Por pavarësisht të gjithave, AirDropper meriton pesë yje sepse është mjaft i dobishëm në atë që është krijuar për të bërë.

Lajmet e fundit>