Ja se si

Ja se si të organizoni dhe shpërndani të dhëna private me iOS

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të organizoni dhe shpërndani të dhëna private me iOS

IOSiOS: Për të pasur qasje tek informacionet e rëndësishme si hollësitë e kartës suaj të kreditit, kartat e ID-së, shënimet ose çdo gjë tjetër kur nuk i keni përreth, i tërhiqni ato në telefonin tuaj me Mustbin.

Ai enkripton të gjitha të dhënat, ju ofron 1 GB hapësirë falas dhe ju udhëzon përgjatë çdo hyrjeje. Udhëzimet janë pjesa më e shkëlqyer e aplikacionit. Ju mund të krijoni “shporta” për secilin lloj të organizimit, si kuleta juaj.

Në kuletën tuaj, Mustbin do të iu udhëzojë përgjatë procesit të ruajtjes së të gjitha hollësive të kartës suaj të kreditit me udhëzime hap pas hapi, duke përfshirë kapjen e fotografisë së tij.

Mustbin përdor teknologjinë Bincryption për nivelin-bin, enkriptimin AES-256 në çdo skedar, kështu që bllokohet në siguri. Edhe nëse ju duhet të shpërndani ato të dhëna me dikë tjetër që i besoni , si dërgimi i hollësive të kartës suaj të kreditit, kjo është mënyrë mjaft e sigurt për ta bërë atë.

Merreni aplikacionin dhe kaloni një ditë për të marrë të gjitha informacionet në të, pas të cilës ditë telefoni juaj shndërrohet një pajisje mjaft të vlefshme. Mustbin (Falas) (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>