Lajmet

Ja se si të pastroni RAM-in e papërdorur dhe të rezervuar të sistemit tuaj në Mac

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të pastroni RAM-in e papërdorur dhe të rezervuar të sistemit tuaj në Mac

OS X: Skedarët tuaj në Mac duan të fshehin gjëra në RAM-in tuaj të “lirë”, kështu që nëse ju duhen më vonë, ju mund t’i hapni më shpejt.

Kjo mund të jetë gjë e mirë nganjëherë, por nëse ju duhet të lironi shumë memorie për ndonjë gjë të caktuar, ju mund të mos dëshironi që ta mbushni atë me skedarë të tipit “cache”. Memory Clean bën pastrimin me disa klikime.

Memory Clean qëndron në shiritin e Mac-ut tuaj dhe ju shfaq statistika të memories kurdo që i doni ato. Nëse e gjeni që RAM-i juaj është duke u mbushur sepse OS X nuk është duke bërë një punë të mirë në pastrimin e tij dhe që gjërat janë duke u ngadalësuar si rezultat i kësaj, ju vetë mund të fshini përmbajtjen.

“Clean Memory” do të lirojë memorien joaktive që do të mund ta përdorni për punë të tjera. Aplikacioni po ashtu iu mundëson që të vendosni një prag për nivelin më të ulët të të zënit të memories, kështu që mund të ju njoftojë nëse keni arritur këtë sasi dhe madje ta pastroni automatikisht “cache-in” joaktiv nëse arrihet ai nivel.

Do të ju duket më efikas kur përdorni aplikacionet që janë të “uritura” për memorie si Photoshop, Microsoft Word dhe shumë lojëra. Sapo të dilni nga këto aplikacione, ato memoriet joaktive “cache” do të mbesin të zëna dhe ju mund t’i pastroni manualisht me këtë aplikacion.

Poseduesit më të rinj të Mac-ut me shumë RAM nuk do ta kenë problem sepse kanë një pastrues të memories të vendosur brenda OS X në shumicën e rasteve, por Mac-ët e vjetër mund të mbushen me lehtësi, veçanërisht kur përdoret në versionet më të reja të sistemit operativ që janë të “uritura” për më tepër RAM.

Nëse jeni në këtë kategori, atëherë do të përfitoni më tepër nga Memory Clean pasi do të jeni në gjendje që të siguroheni që të fshini memorien e RAM-it përpara se të bëhet problem për ju.

Memory Clean (Falas) për Mac. (PCWorld Albanian)

ram

Tags >

MacOS X
Lajmet e fundit>